Një seri sulmesh mediatike kanë ndodhur që nga dita e Bajramit të Kurbanit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë falja e Bajramit dhe përmendorja e Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër. Një zhurmë e orkestruar si në Prishtinë, po ashtu edhe në Tiranë, e shumë më pak në Shkupin e trazuar më tepër nga problemet e multi-kultit gjuhësor.
Nga kjo listë mund të vërehet se këta analistë përfshijnë të gjithë spektrin politik shqiptar pa dallim, dhe ndërmjet tyre pjesa më e madhe i përket frymës laike të shoqërisë, me prejardhje të trashëguar nga e kaluara komuniste e vendeve tona, por ka prej tyre që janë edhe me një frymë katoliko-centriste. Fatkeqësisht kjo që po ndodh në trojet shqiptare, e posaçërisht në Shqipëri e Kosovë është një rast i pa precedent në një kohë kur popullsia shqiptare është me shumicë të padiskutueshme myslimane, e ndikuar gjerësisht nga trashëgimia myslimane dhe osmane njëkohësisht. Hyrja në Evropë është diçka e gjithëpranuar edhe nga shumica myslimane si politika të rëndësishme shtetërore, saqë në qeveritë tona ka dikastere të rëndësishme ministrish kushtuar integrimit evropian, e megjithatë gjuha urrejtëse e këtyre personave kalon deri edhe në thirrje genocidale e të spastrimit njerëzor. E kundërta deri tani nuk ka ndodhur me këtë shumicë myslimane, e cila nuk ka bërë ndonjë thirrje, por është përpjekur të fitojë betejën kundër islamofobisë, e shfaqur edhe si arabofobi e turkofobi me mjete demokratike, nëpërmjet diskutimeve e debateve mediale, e në ndonjë rast i ka paditur edhe nëpër gjyqe, siç është rasti i Kastriot Myftarajt para pak viteve.
Ne nuk duam të nxisim mosmarrëveshjet shoqërore e të prekim harmoninë fetare, siç ndodhi me rastin e faljes së Bajramit të Kurbanit në Tiranë, me ligjërimet e ashpra islamofobe ndaj KMSH-së dhe drejtuesit të saj të lartë Ylli Gurra, por edhe nuk mundemi të rrimë asnjanës e në pozita të pafavorshme sociale, kur ky kontingjent, pra për shumicën dërrmuese të popullsisë myslimane të bëhen thirrje linçuese ndaj tyre. Rëndom nëpër portale të panjohura etiketohen muslimanët si turq e arabë dhe se duhet të shkojnë “andej nga kanë ardhur”, dhe kur dalin nëpër studiot televizive përfaqësuesit e muslimanëve bashkëbiseduesit i vendosin përpara dilemës: Kë doni më përpara Shqipërinë apo fenë?- Etërit themelues të Pavarësisë së Shqipërisë ecnin përpara me binomin FE e ATDHE, që mbetet i rëndësishëm për të gjithë shoqërinë shqiptare kudo ku ndodhen, brenda kufijve londinezë, në Kosovë, apo edhe gjetkë dhe kjo frymë duhet të na karakterizojë për të ruajtur harmoninë ndërfetare në trojet tona të paprekur.
Përpilimi i kësaj liste nuk ka për qëllim të sulmojë ndonjë subjekt politik, apo përson të caktuar, por thjeshtë synon të vetëdijësojë opinionin e gjerë shqiptar pa dallim dhe kudo ku jetojnë e punojnë rreth sulmeve të vazhdueshme që vijnë nga persona të caktuar dhe frymës përçarëse dhe urrejtëse në dëm të harmonisë tonë fetare e kombëtare. Ashtu si na mëson feja jonë e ndritur Islami, për të qenë në respekt të feve të tjera edhe ne jemi në respekt të komuniteteve të tjera fetare dhe dënojmë çdolloj ligjërimi që e dëmton harmoninë ndërfetare ndër shqiptarë.
Vlen të theksohet se përsonat e listuar këtu (e të tjerë që do të shtohen më pas) i përkasin dy kategorive: Në të parën bëjnë pjesë ata që e kanë shfaqur islamofobinë e tyre dhe gjuhen e urrejtes me pretekstin e kundërshtimit të të ashtuquajturit “Islamit Politik”, ndërsa kategoria tjetër janë ata që vazhdimisht kanë shfaqur urrejtje direkte ndaj muslimanëve dhe Islamit si fe; e ndër ta mund të veçojmë: Ibrahim Kelmendi, Gani Mehmetaj, Mehmet Kraja, Rrahim Sadiku, Abdullah Prapashtica, Bajram (Gjergj) Kabashi (ky i konvertuar), Haki M. Bunjaku etj.
Gjithsesi, kjo listë do të mbetet e hapur për publikun, i cili mund të denoncojë nëpërmjet rrugëve të komunikimit me ne (nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit) persona që në ligjërimin e tyre mediatik paraqesin gjuhën urrejtëse islamofobike (turkofobi, arabofobi apo çfarëdo forme qoftë ajo).
KOSOVA
Blerim Latifi – Këshilltar i Thaçit 2010 / 2015 dhe i Kadri Veselit 2015 dhe vazhdon ende (PDK). Sulmon në vazhdimësi identitetin islam të shqiptarëve.
Shaip Muja – deputet nga PDK (ka ndaluar ndërtimin e xhamis në Veternik – Prishtinë),
Alma Lama- LDK. Qëndrimet e saj kanë qenë përpjekje e vazhdueshme për ta paraqitur Islamin si të dhunshëm.
Arbana Xharra – PDK
Berat Buzhala – ish-deputet i PDK drejtues i portalit Express.
Ibrahim Kelmendi
Gani Mehmetaj
Mehmet Kraja
Rrahim Sadiku
Abdullah Prapashtica
Bajram (Gjergj) Kabashi
Haki M. Bunjaku
Donika Kadaj Bujupi – VV. Në vazhdimësi ka sulmuar identitetin fetar-islam dhe ka pasur qëndrime agresive ndaj hoxhallarëve, femrave me mbulesë dhe intelektualëve fetarë.
Sami Kurteshi- VV. Mbrojtës i kauzës LGBT, përmes së cilës i ka cilësuar myslimanët si terrorizues dhe ka shprehur qëndrime kundër muslimanëve.
Avni Zogiani- VV. Kandidat për Kryetar të Fushë Kosovës (mjaft shkrime dhe kolumna kundër motrave me mbulesa)
Ardian Gjini – AAK. I ka sulmuar vazhdimisht myslimanët, mbrojtës i Teorisë së Darvinit kundër Kuranit.
Ernest Luma- ish-zëdhënës i AAK tani gazetar i RTK-së -deklarata e tij kundër Haxhilerëve shkofshi e mos u kthefshi, e disa të tjera.
Imer Mushkolaj,- analist
Dardan Gashi- analist (pjesë e AKR-së dhe Listës Rugova),
Sadri Ramabaja- VV
Boiken Abazi- VV
Ylli Rugova dhe
Sibel Halimi, anëtarë të Partisë së Fortë, satirike tashti në listën e VV për zgjedhjet lokale në Prishtinë.
Visar Duriqi
SHQIPËRIA
Agron Gjekmarkaj,- analist dhe pedagog në UT,- i përket rretheve katoliko-centriste.
Mustafa Nano,- analist i medieve, ResPublica.
Mero Baze,- analist dhe pronar i gazetës TEMA dhe i portalit me të njëjtin emër.
Spartak Ngjela – kryetar i Partisë për Ligj dhe Drejtësi.
Maks Velo – analist i pavarur
Kastriot Myftaraj – analist i pavarur
MAQEDONIA
Nazim Rashidi gazetar dhe analist i ALSAT-MK – BDI
Nexhat Haziri, analist nëpër portale të ndryshme në Maqedoni- BDI
Shënim: Kjo listë u realizua me ndihmën e vëzhguesve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni falë bashkëpunimit të Forumit Musliman të Shqipërisë dhe Observatorit Kombëtar Kundër Islamofobisë (Observer.al).