-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

LISBA-Haradinajt: Reagim shokues

Më të lexuarat

Ka reaguar sot Lëvizja Islame Bashkohu kundër deklaratave fyese që lideri i AAK-s- i bëri dje në adresë të këtij subjekti politik. Në reagimin e LSBI thuhet:Lëvizja Islame Bashkohu i bën thirrje kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj që ta shikoj vetën e tij dhe subjektin politik që drejton në pasqyrën e ndërgjegjes dhe në vend që të quaj dikë palaço pse ka thënë të vërtetën ta pranoj se palaço është ai vetë, sepse populli i Kosovës e dijë fare mirë se prapa asaj fytyre të maskuar palaçoje qëndron fytyra e vërtetë e krimit dhe padrejtësisë barrën e së cilës e bartin qytetarët e Kosovës .
Një palaço të vërtetë e karakterizon performimi pa skenar , por në përshtatje të të tjerëve dhe në varësi të reagimit që të tjerët bëjnë përmes duartrokitjeve.
Një palaço ndërron veshjet dhe ngjyrat e veshjeve , vë simbole dhe dhuron të tilla , përshëndetë dhe uron , por ata që e njohin fytyrën e tij e dijnë se nuk ka asgjë të vërtetë, por është thjeshtë punë palaçoje dhe asgjë më shumë .
Palaço shumë fytyrash është ai hipokrit që flet për komb ndërsa i bën pritje madhështore një të sëmuri si prifti katolik Anton Kqira i cili kishte deklaruar se Millosheviqi është dashur t’i vrasë një milion e nëntëqindmijë shqiptarë të Kosovës vetëm pse janë mysliman .
Një palaço çdo herë akuzon dikë për të mbrojtur vetën ashtu siç bëri Ramush Haradinaj duke e quajtur profiter LISBA-n ndërsa dihet kush është profiteri i vërtetë që ka grumbulluar milionat përmes bixhozit , reketit e shantazhit , ndërsa shet patriotizëm para popullit të cilin e terrorizon .
Si ta quajmë ndryshe përpos profiter atë i cili u mundua ta bind popullin se është më i miri duke e shpallur vetën si më i miri me qëllim që të arrij në pushtet , duke dhuruar edhe kryqe për të përfituar , por kur këto i dështuan zgjodhi një rrugë tjetër për të përfituar duke sulmuar myslimanët sistematikisht përmes argatëve të tij dhe së fundi edhe vetë në emër të kombit shqiptar për të cilin profiteri i vërtetë dhe injorant u deklarua se është 2000 vjeçar .
Ia bëjmë të qartë Ramush Haradinajt dhe partisë së tij se Islami ka përcjellur shumë të tillë si ju dhe akoma vazhdon të qëndroj i pacenuar prandaj çdo orvatje juaja për të sulmuar islamin dhe për të akuzuar myslimanët është e kotë dhe do të rezultojë me dëshpërimin tuaj .
Fakti që gjendemi në muajin e shenjtë të Ramazanit na bën që të mjaftohemi me kaq .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit