9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Liria brenda mbulesës së shamisë islame

Më të lexuarat

E keni ditur se edhe mbulesa ka ditën e vet ndërkombëtare?! Nëse nuk e keni ditur, atëherë dijeni se ajo ditë është sot.

Iniciatorë që 1 shkurti t’i kushtohet shamisë, ishte Nazma Khan, një amerikane myslimane qe jeton ne New York.

Kjo nismë e saj ishte e filluar në vitin 2013, ishte për nxitjen e  tolerancës fetare, duke i ftuar edhe femrat që nuk e praktikojnë këtë rregull të besimit islam, që ta vendosin shaminë në një ditë të vetme.  Ky aktivitet ka për qëllim edhe thirrjen e kundër islamofobisë, raporton lajmi.net.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, të kryer në vitin 2011, të vetë deklaruar si myslimanë janë 96 për qind e qytetarëve të vendit. Por në realitet, praktikimi i rregullave të besimit islam, nuk është edhe aq i madh.

Këtë fakt, shumë njohës të çështjeve të tilla e ndërlidhin me islamin tradicional që ka ekzistuar në shekuj ndër shqiptarë.

Megjithatë, viteve të fundit, është shtuar dukshëm numri i femrave dhe meshkujve që tentojnë të praktikojnë në mënyrë pak më strikte rregullat islame, raporton lajmi.net.

Njëra prej tyre është edhe Adelina Grainca-Bytyçi nga Ferizaj. Ajo ka vendosur që në  përditshmëri të bartë mbulesë (shami), dhe të hyjë kështu në  mesin miliona femrave myslimane në botë që e praktikojnë një rregull të tillë islam.

Adelina  është  shembull tipik që tregon se mbulesa, së pari  është zgjidhje  individuale dhe së dyti, liri e veshjes së një femre myslimane.

Në kohën kur islami në të shumtën e rasteve identifikohet me ekstremizëm e terrorizëm, rasti i Adelinës e dëshmon tërësisht të kundërtën. Secili mund të jetojë me besimin e vet, duke mos cenuar tjetrin, raportonlajmi.net.

12647828_971734389558243_1488835510_n

Rrëfimi për Adelinën, e cila vendosi të mbulohet  gjashtë vjet më parë, është i ngjashëm me shumë femra të tjera që vetes i vënë këtë obligim, i cili më shumë se personal, është obligim fetar. Sapo përfundoi shkollën e mesme, thotë se deshi që mbi kokë të vendosë shaminë.

“Ishte vendim i imi i pavarur”, thotë Adelina, për lajmi.net. Për dallim nga shumë femra, Adelina thotë se di që 1 shkurti është dita botërore e shamisë. Por si ndodhi që një vajzë e re, tash studente e Fakultetit të Mjekësisë në UP, të vendosë që përgjithmonë në kokë të bartë shaminë?

“Kam arritur si besimtare të kuptoj thelbin dhe rëndësinë e mbulesës në islam”, thotë Adelina. Vendimit të saj për t’u mbuluar, i kishte paraprirë leximi për një kohë të gjatë dhe informimi mbi besimin islam, raporton lajmi.net.

“Vendimi që kam marr, sot më bën të ndihem shumë e lumtur fal përkrahjes së familje dhe rrethit ku jetoj”, thotë ajo.

Adelina Grainca Bytyçi  tregon se kjo ditë e njohur në botë si World Hijab Day, u takon miliona grave myslimane të cilat kanë zgjedhur mbulesën si mënyrë të të jetuarit.

Sidoqoftë, Adelina ndjen keqardhje që në Kosovë,  mentaliteti nuk ka ndryshuar aq shumë.

“Ende ka paragjykime të llojeve të ndryshme për gratë me mbulesë”, thotë ajo, për lajmi.net.

“Paragjykimet zakonisht vijnë si pasojë e mos informimit të drejtë në lidhje me mbulesën”, thotë ajo, e bindur se në disa raste paragjykimet janë thjeshtë nga diskriminimi i shtetit dhe shoqërisë.

Vështirësi në punësim ajo e përmend si sfidën e parë me të cilën ballafaqohen femrat e mbuluara.” Konkretisht në ato arsimore”, thotë Adelina.

Ajo është e bindur se në Kosovë, ka shumë raste kur mohohet e drejta e punësimit të grave me mbulesë edhe pse kanë avancim adekuat për atë profesion.

Sidoqoftë, Adelina shpreson se një ditë, gjërat do të ndryshojnë për mirë, dhe secili të kuptojë se besimi është çështje personale dhe njerëzit nuk mund të gjykohen nga dukja./lajmi.net

– See more at: http://lajmi.net/e-keni-ditur-se-edhe-mbulesa-ka-diten-e-vet-nderkombetare-nese-nuk-e-keni-ditur-atehere-dijeni-se-ajo-dite-eshte-sot/#sthash.gzosP53s.dpuf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit