-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Linjat ajrore pezullojnë fluturimet për në Izrael dhe Liban mes frikës së një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Vendimi vjen pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Hakmarrja e pritshme nga Irani kundër Izraelit ka rritur rreziqet e sigurisë, duke ndikuar në operacionet e linjave ajrore

Linjat ajrore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Vendimi vjen pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Hakmarrja e pritshme nga Irani kundër Izraelit ka rritur rreziqet e sigurisë, duke ndikuar në operacionet e linjave ajrore.

‘United Airlines’, e cila realizon 14 fluturime javore midis New Yorkut dhe Izraelit, ka pezulluar fluturimet drejt Izraelit deri më 6 gusht.

Të mërkurën, ‘US Delta Airlines’ dhe ‘British Airways’ gjithashtu pezulluan fluturimet e tyre drejt Izraelit.

Ndërkohë, ‘Swiss International Air Lines’ pezulloi fluturimet midis Cyrihut dhe Tel Avivit të paktën deri më 8 gusht, duke përmendur sigurinë e ekuipazhit dhe pasagjerëve. Gjithashtu pezullimi i fluturimeve Cyrih-Tel Aviv, që fillimisht do të përfundonte më 29 korrik, është zgjatur deri më 12 gusht.

Po ashtu edhe linja ajrore gjermane ‘Lufthansa’ njoftoi se ka pezulluar fluturimet drejt Bejrutit dhe Tel Avivit përkatësisht deri më 8 dhe 12 gusht, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Linja ajrore tha se do të monitorojë situatën në terren për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë fluturimet.

‘Air India’ gjithashtu anuloi fluturimet e saj për në Tel Aviv deri më 8 gusht, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

‘ITA Airways’, transportuesi i flamurit të Italisë, njoftoi se fluturimet drejt dhe nga Tel Avivi janë pezulluar deri më 6 gusht për shkak të “zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve të saj”.

Linja ajrore kombëtare e Polonisë ‘LOT’ anuloi tetë fluturime për në Liban dhe Izrael të planifikuara për 3-4 gusht.

Linja ajrore holandeze ‘KLM’ gjithashtu anuloi të gjitha fluturimet e saj drejt dhe nga Izraeli deri më 26 tetor.

‘Aegean Airlines’ dhe ‘Condor Airlines’ gjithashtu pezulluan fluturimet nga Athina në Bejrut deri më 1 gusht për shkak të tensioneve rajonale.

‘Singapore Airlines’ tha se do të shmangë hapësirën ajrore iraniane për shkak të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

Pezullimet vijnë në mes të tensioneve në rritje dhe potencialit për një konflikt më të gjerë midis Iranit dhe grupit libanez Hezbollah nga njëra anë dhe Izraelit nga ana tjetër.

Ndalimi i fluturimit pason vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, nga Izraeli të martën dhe akuzat nga grupi palestinez Hamas dhe Irani se Izraeli vrau Haniyeh-in në kryeqytetin iranian Teheran të mërkurën.

Hamasi dhe Irani janë zotuar të hakmerren për vrasjen e Haniyeh-it, ndërsa Hezbollahu është zotuar se do t’i përgjigjet vrasjes së Shukr-i.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit