Lindsay Lohan u shfaq në një shfaqje mode e veshur me shami. Aktorja e famshme përpara shfaqjes postoi një vidjo në instagramin e saj, në të cilën po mësonte se si të vendoste një shami. Ajo në vidjo shprehet që “e dëshiron shaminë të vendosur në mënyrë tradicionale, të jetë e shtrënguar pak më shumë në mënyrë që të mos ti bie dhe të tregojë shumë”
Dikush I tha që të ndërronte modelin e shamisë në mënyrë që ta kishte aq të shtrënguar sa e donte por ajo I tha që e donte shaminë tradicionale të Arabisë. Dua të mësoj se si ta vendos në mënyrë të duhur tha ajo. Gjithashtu ajo tha që kishte tre vjet që jetonte në Dubai.
Ajo postoi gjithashtu një vidjo nga shfaqja e modës dhe foli për BBC Minute për aparencën modeste.
“Moda nuk duhet gjithmonë të jetë kaq e zhveshur dhe mund të jetë aventureske dhe ende e bukur, me një grup të fortë të grave pas saj,” tha Lohan.
Ajo vetëm që veshi rrobat e duhura po ajo gjithashtu kishte vendosur makiazh hallall.
Të tjerët u zemëruan se Lohan po nxiste atë që ata e konsiderojnë si veshje shtypëse, veçanërisht kur gratë po protestojnë duke veshur hixhabin në Iran tani dhe duke u arrestuar për të.
https://youtu.be/LDpwcE9ylZU
Burimi:Yahoo Pershtati: KohaIslame.com