3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Limak merr 100 për qind të aksioneve

Më të lexuarat

Komiteti Qeveritar për Privatizim, projekti për privatizimin e Elektrodistribuciionit, finalizoi transferin, përkatësisht bartjen e 100 për qind të aksioneve te Kosovo Çalik Limak Energy – KEDS, në bazë të Marrëveshjes së Shitblerjes së Aksioneve.

Pas deklarimit të Këshilltarit të Transaksionit IFC ministrat anëtarë të Komitetit morën vendim se të gjitha kushtet para përmbylljes të Marrëveshjes për Shitblerjen e Aksioneve janë përmbushur.

Gjithashtu me aprovim nga Zyra e Rregullatorit për Energji (të ndryshimit në kontroll Kosovo Çalik Limak Energy, efektivisht merr pronësinë dhe udhëheqjen e KEDS, nga sot.

Sipas marrëveshjeve të transaksionit, Kosovo Çalik Limak Energy do të investoj 300 milionë euro, në rrjetin e shpërndarjes me energji elektrike të vendit.

Ndërsa Qeveria e Kosovës, garanton të gjitha vendet e punës dhe kushtet e kontratave për punëtorët e transferuar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit