5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nga vendet e BE-së në Kosovë, vetëm me letërnjoftim

Më të lexuarat

Derisa kosovarët nuk mund të lëvizin pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian, Kosova do të lejojë hyrjen në Kosovë të qytetarëve të atyre vendeve vetëm me letërnjoftim biometrik.

Qeveria e Kosovës miratoi në mënyrë unanime një propozim/vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për këtë çështje.

Me këtë vendim, shtetasve të shteteve të BE–së iu lejohet hyrja, tranziti, qëndrimi i përkohshëm dhe largimi nga territori i Kosovës, duke pasur një dokument të vlefshëm identifikimi, pasaportë të zakonshme, pasaportë diplomatike, pasaportë zyrtare apo letërnjoftim biometrik.

Ministri Rexhepi e arsyetoi propozimin e tij me faktin se shtetasit e vendeve anëtare të BE-së lëvizin në Union vetëm me letërnjoftime biometrike. Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që Kosova të veprojë ndryshe.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit