-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Limaj: Drenasi do të ketë kryetar të ardhshëm, kryetarin Isa Xhemajlaj

Më të lexuarat

Nisma për Kosovën është duke mbajtur një konferencë për media. Kjo është konferenca e parë pas zgjedhjeve në komunën e Drenasit, kandidati i së cilës ka shkuar në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa gjatë kësaj konference Lideri i Nismës Fatmir Limaj ka theksuar se konferenca e sotme është për arsye të zgjedhjeve lokale në Drenas dhe sipas tij ka dashur që të tregojë mirënjohje dhe respekt për një proces të rregullt dhe demokratik në Komunën e Drenasit duke shtuar se meritën kryesorë për mbarëvajtjen e atij procesi për një ditë të mirë dhe demokratike në Drenas i takon qytetarëve të kësaj komune dhe qytetarët e Drenasit kanë treguar se nuk është Drenasi që kanë krijuar më parë koncepsione dhe se ata duan dinë dhe kanë votuar në mënyrë demokratike në komunën e tyre.

“Gjithashtu dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që kanë qenë dhe kanë kaluar procesin zgjedhor duke kontribuar që ai proces të mbyllet ashtu siç duhet.

Në mënyrë të veçantë falënderoj aktivistet dhe simpatizantët e Nismës në Kosovë, komisonërëve dhe vëzhguesve. Përkundër gjithë vështruesve kanë arritur me sukses që të mbrojnë votën e qytetarit, atyre qindra mijëra aktivistëve që kanë lobuar për votimin e kandidatit Isa Xhemajal dhe falënderoj gjithë qytetarët për besimin që i kanë dhënë Isa Xhemajlal për kandidat si kryetar të kësaj komune”, ka thënë Limaj.

Po ashtu Limaj ka shtuar se “Njerëzit që nuk kanë pranuar asnjë presion, trysni dhe kanë votuar për Nismën. 55% e qytetarëve të Drenasit dje kanë votuar për ndryshme dhe ky është lajmi kryesor dhe kjo është mrekullia demokratike në Drenas. Dje 55 prej tyre i thanë po ndryshimin dhe udhëheqës I këtij ndryshimi është kandidati ynë Isa Xhemajla”.

Lideri i Nismës ka theksuar se “ Shpreh mirënjohje për të gjithë kandidatët që kanë garuar në emër të ndryshimit, dhe kanë kërkuar votën në emër të ndryshimit dhe ata kanë votuar për atë nga qytetarët. Të gjithë ata duhet të ndihen fitues nga ky proces. Pasi që në krye me kandidatin tonë i kanë dhënë Drenasit një mundësi për ndryshim dhe jam i bindur se do të vazhdojnë të angazhuar për të punuar së bashku në frymën e ndryshimit me 55 % të votimeve dhe përfundimisht Drenasi do të ketë kryetar të ardhshëm të saj, kryetarin Isa Xhemajlaj”./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit