10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

OKB kërkon 22,2 miliardë dollarë ndihma për vitin e ardhshëm

Më të lexuarat

OKB bëri të ditur se vitin e ardhshëm botës i duhen ndihma humanitare me vlerë 22.2 miliardë dollarë për 92.8 milionë njerëz në nevojë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrjen e saj historike.

OKB bëri të ditur se vitin e ardhshëm botës i duhen ndihma humanitare me vlerë 22.2 miliardë dollarë për 92.8 milionë njerëz në nevojë.

Në raportin e Planit për Ndihma Humanitare Globale për vitin 2017, Kombet e Bashkuara tërheqin vëmendjen se në botë ndodhen 128,6 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihma, ndërsa bëhet e ditur se vitin e ardhshëm synohet që të dërgohen ndihmat njerëzve në nevojë në 33 vende të botës me në krye Sirinë, Irakun, Sudanin Jugor, Jemenin dhe Nigerinë.

OKB synon që një të tretën e ndihmave të kërkuara ta shpenzojë për Sirinë. Nga 8.1 miliardë dollarë që OKB parashikon të shpenzojë 3.4 miliardë dollarë për 12.8 milionë sirianë që gjenden në vendin e tyre, si dhe 4.7 miliardë dollarë për 4.7 milionë sirianë të cilët gjenden në vendet fqinje.

Sipas raportit në fjalë, OKB synon që gjatë vitit 2017 të shpenzojë 1.9 miliardë dollarë për 10.3 milionë jemenas të cilët janë në situatë të vështirë, 1.3 miliardë dollarë për 5.1 milionë njerëz në Sudanin Jugor, 1.21 miliardë dollarë për refugjatët sudanezë, 1 miliard dollarë në Nigeri, 952 milionë dollarë në për njerëzit në nevojë në Sudan dhe 930 milionë dollarë në Irak.

OKB thotë se gjatë këtij viti janë mbledhur 11.4 miliardë dollarë për ndihma humanitare, por thekson që ka pasur një nevojë për 10.7 miliardë dollarë të tjera të pa mbledhura, ndërsa bëhet e ditur se nevoja për ndihma humanitare vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë për shkak se luftimeve në mbarë botën nuk mund t’iu gjetet zgjidhje politike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit