-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ligji i ri i jep të drejtën kryeministrit të Izraelit të shpall luftë pa miratimin e askujt! Ky nuk është DIKTATOR!

Më të lexuarat

Parlamenti izraelit, Knesset, i ka dhënë kryeministrit Benjamin Netanjahu autorizimin për të shpallur luftë ose për të urdhëruar një operacion të madh ushtarak, duke u konsultuar vetëm me ministrin e mbrojtjes, pa pasur nevojë për votat e kabinetit qeveritar me përbërje të plotë, ashtu siç ka qenë më herët me ligj.

Kështu sot shkruan “Times of Izrael”, duke e vlerësuar këtë veprim si “fitoren e habitshme dhe potencialisht të thellë” të kryeministrit Netanjahu, transmeton Koha.net.

Gjashtëdhjetedy anëtarë të Knesset-it votuan pro propozimit dramatik për ta kthyer atë në ligj, duke rrëzuar 42 vota kundër që kundërshtuar atë duke thënë se gjuha e ligjit në mënyrë të efektshme i jep kryeministrit të drejtën e plotë për vendimmarrje duke hequr çdo mbikëqyrje.

Sipas ligjit të ri, në “rrethana ekstreme”, operacionet ushtarake mund të autorizohen vetëm nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm dhe nuk do të ketë nevojë për votë nga ministrat e kabinetit.

Ligji, megjithatë, nuk specifikon se cilat janë ato rrethana, apo se kush i përcakton ato, ndërsa thotë vetëm se kjo do të zbatohet vetëm “nëse çështja është e nevojshme si pasojë e urgjencës”.

Por ky as nga bota dhe as nga mediat tjera nuk shpallet as diktator as dhunues i pushtetit, as autokrat, për shkak se kur bëhet fjalë për musliman të suksesshëm si Erdogan atëherë vie në pyetje një gjë e tillë. Sa të mirë janë muslimanët, asnjëherë nuk gjykojnë me dëshirë subjektive, por mundohen të jenë sa më shumë objektiv. Standardit të dyfishtë i ka dal boja shumë keq!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit