3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Liga Botërore e Dijetarëve Muslimanë thirrje për mbështetje ndaj Turqisë

Më të lexuarat

Liga Botërore e Dijetarëve Mysliman, pas vendimit të Rusisë për sanksione ndaj Turqisë, u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të mbështesin Turqinë dhe produktet turke.

Në një komunikatë të shkruar ata kanë kërkuar mbështetje për Turqinë dhe produktet e saj, duke marrë parasysh faktin se në këtë rast Turqia ka nevojë për një gjë të tillë, raportojnë mediat turke.

“Po vërejmë përpjekjet e Sirisë dhe Rusisë që edhe Turqinë ta bëjnë pjesë të luftës. Këto përpjekje janë vërtetuar edhe me provokimet ruse ndaj kufirit turk me aeroplanë dhe sanksionet që vuri ajo pas rrëzimit të aeroplanit”, shkruhet në komunikatë.

Liga Botërore e Dijetarëve Myslimanë më tutje thotë se vlerëson se nevoja është për një zgjidhje paqësore dhe diplomatike e cila duhet të arrihet sa më shpejtë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet që të ngritën tensionet.

“U bëjmë thirrje të gjithë myslimanëve që të ndjekin qëndrimin e përmbajtur të Turqisë në raport me problemet në Siri dhe u kërkojmë që ta mbështesin atë, ekonominë dhe produktet e saja”, thuhet më tutje.

Deri më tani kjo thirrje ka gjetur mbështetje të madhe në mesin e myslimanëve të vendeve të ndryshme. Raportohet që deri më tash një numër i madh i aktivistëve, gazetarëve, politikanëve, shkrimtarëve dhe njerëzve i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit