1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Liga Arabe thirrje bashkësisë ndërkombëtare: Ndaloni Izraelin

Më të lexuarat

Liga Arabe u ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Kuartetit të Lindjes së Mesme (OKB, SHBA, Rusia dhe Bashkimi Evropian) dhe organizatave për të drejtat e njeriut për mbrojtjen e popullit palestinez.

Në një deklaratë me shkrim të Ligës Arabe, nëpërmjet një thirrjeje OKB-së, Kuartetit të Lindjes së Mesme dhe komiteteve të të drejtave të njeriut anembanë botës, kërkohet që të sigurohet mbrojtje për popullin palestinez dhe të detyrojnë Izraelin të ndalë sulmet e tij kundër Gazës.

Në deklaratë bëhet thirrje për marrjen e përgjegjësisë së nevojshme për mbrojtjen e popullit të Palestinës.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në nëntor 2018 mori vendimin për sigurimin e mbrojtjes ndërkombëtare për popullin e okupuar palestinez. Për vendimin ndërkombëtar ende nuk është gjetur mundësia për ta zbatuar atë për shkak se nuk pranon Izraeli i cili ka mbështetjen e SHBA-ve.

Është vërejtur se kjo dhe shumica e deklaratave të ngjashme për gjetjen e zgjidhjes së problemeve në rajon të Ligës Arabe, që është institucioni më i lartë politik i vendeve arabe me seli në Kajro, janë larg gjetjes së një efektshmërie në botë.

Përshkallëzimet e dhunës u rritën pas plagosjes së dy ushtarëve izraelitë nga zjarri i hapur nga snajperët gjatë protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” të zhvilluara të premten në Rripin e Gazës. Pas sulmeve ajrore izraelite ndaj vendbanimeve civile nga Gaza filluan goditjet me raketa.

Sipas informacioneve thuhet se numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga sulmet e fundit ajrore të ditës së djeshme është rritur në 7 ndërsa numri i të plagosurve në 43./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit