2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Liga Arabe kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjen e 2-vjeçarit palestinez nga Izraeli

Më të lexuarat

Liga Arabe ka bërë thirrje për një “hetim ndërkombëtar” për vrasjen e 2-vjeçarit palestinez Mohammed et-Tamimi nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Said Abu Ali, përgjegjës për Palestinën dhe tokat arabe të pushtuara, në një deklaratë tha se krimi i kryer nga forcat izraelite kundër 2-vjeçarit palestinez ishte krim kundër njerëzimit. Sipas, tij, kjo është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, konventave të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve. Abu Ali tha se numri i fëmijëve të vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i vitit 2023 ka arritur në 28.

Abu Ali u bëri thirrje OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të kryejnë hetim të pavarur ndërkombëtar për vrasjen e qëllimshme të 2-vjeçarit Muhamed dhe të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë kryer këtë krim.

“Shmangia e vazhdueshme e autoriteteve pushtuese (izraelite) ndaj hetimeve dhe ndëshkimeve si dhe heshtja ndërkombëtare, inkurajojnë Izraelin të vazhdojë të kryejë krime”, thuhet në deklaratën e Ligës Arabe.

Më 1 qershor, ushtarët izraelitë bastisën vendbanimin Nabi Salih dhe mbyllën hyrjet dhe daljet me arsyetimin e “gjetjes së palestinezëve që qëlluan” në vendbanimin ilegal hebre të Neveh Tzuf në Bregun Perëndimor.

Gjatë bastisjes, 2-vjeçari Mohammed u plagos në kokë ndërsa babai i tij, Haytham Tamimi, u plagos në shpatull si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë. Fëmija palestinez ndërroi jetë në spitalin ku ishte dërguar.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit