5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Lidhjet SHBA-Shqipëri, në fokusin e konferencës për 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve

Më të lexuarat

Në Tiranë, 30 vjetori i rivendosjes së marëdhënieve diplomatike SHBA – Shqipëri u përkujtua sot në konferencën e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare: “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: e Shkuara, e Sotmja dhe e Nesërmja”.

Në Konferencë ishin të ftuar Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare ftoi sot studiues, diplomatë dhe historianë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u vlerësuan nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, si dhe studiuesi njohur, Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, kujtoi detaje nga hapat e parë të veprimtarisë diplomatike të ambasadës së rihapur amerikane në Shqipëri dhe vizitën e sekretarit të shtetit James Baker, që u përcoll nga mbi 300 mijë shqiptarë. Qysh nga ajo kohë marrëdhëniet shqiptaro – amerikane janë zhvilluar mjaft” – tha ambasadorja Kim.

“SHBA kanë qenë dhe janë një partner, mik dhe aleat i fortë në përpjekjet e shqipërisë për të forcuar demokracinë, për të hapur dhe rritur eonominë, dhe për të shtuar mundësitë për gjithë popullin. SHBA mbështet qëllimet e shqipërisë për anëtarësim në BE pas anëtarësimit në NATO. Po ashtu e mbështet shqipërinë në zbatimin e reformës në sistemin gjyqësor, dhe do të mbështesë gjithmonë përpjekjet e saj për integrim dhe zhvillim” – tha ambasadorja Kim.

Shqipëria dhe SHBA rivendosën marrëdhëniet diplomatike në marsin 1991, pas 45 vjet diktature komuniste.

Megjithë egërsinë e diktaturës komuniste, shqiptarët e thjeshtë në Shqipëri dhe Kosovë panë dhe shohin tek SHBA shpresën dhe mikun e tyre më të madh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit