1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lideri i VMRO-DPMNE Mickoski: Diaspora do të evidentohet, nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit sipas tij

Më të lexuarat

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare në konferencën e sotme për shtyp ka përsëritur edhe një herë se sipas tij diaspora vetëm do të evidentohet dhe nuk do të regjistrohet në procesin e regjistrimit që pritet të zhvillohet gjatë shtatorit në vendin tonë.

Mickoski u arsyetua tha se qëndrimet e tij janë të bazuara në me nenin 8, paragrafi 2 dhe 3 nga Ligji për Regjistrimin e Popullsisë.

“Diaspora evidentohet, dhe nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit. Të gjithë personat që kanë më shumë se 12 vjet që nuk jetojnë në vend, nuk mund së bashku me mua të futen në numrin e përgjithshëm të personave rezident.

As unë dhe as VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojmë ato numra. Nuk ekziston fuqi që do të më shtyj të shkoj në kundërshtim me standardet e Eurostat”, tha mes tjerash Mickoski.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit