Një nga anëtaret kryesor i grupit të Vëllazërisë Myslimane të Jordanisë ka vdekur teksa ishte duke dhënë hytben e së xhumasë ne një xhami në Amman.
“Abdul-Latif Arabiyat vdiq pasi humbi vetëdijen duke mbajtur hytben e së premtes,” tha për AA, Murad al-Adayla, sekretar i përgjithshëm i Frontit të Veprimit Islamik (krahu politik i Vëllazërisë Myslimane në Jordani).
Arabiyat u lind në vitin 1933 në Al-Salt, ne perëndim të Ammanit.
Më vonë, ai shërbeu si kryetar i parlamentit për tre mandate të njëpasnjëshme nga 1990 në 1993.
Arabiyat, i cili gjithashtu shërbeu për një kohë si kreu i Frontit të Veprimit Islamik, ishte 86 vjeçar në momentet e vdekjes.