1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev Zaev sot dëshmoi në gjykatë për rastin “Monstra”

Më të lexuarat

Kryeministri i deritashëm dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev me kërkesë të prindërve të djemve të vrarë në Liqenin e Smillkovës në prill 2012, ka dëshmuar në seancën e sotme për “Monstrën” në Gjykatën Penale.

Zaev ka thënë se të gjitha materialet të cilat i kanë poseduar në LSDM ku ka pasur mbikëqyrje si lider i partisë, janë dorëzuar në PSP.

Ka thënë se nga mbikëqyrja e materialeve shihet se nuk ka vazhdimësi të plotë, ose njerëzit të cilët kanë qenë të punësuar në MPB nuk kanë mundur çdoherë të marrin kopjet e atyre materialeve dhe t’i dorëzojnë deri te LSDM-ja atëherë opozitare.

Zaev ka thënë se disa herë është takuar me të afërmit e djemve të vrarë të cilët kanë dashur të marrin më shumë informacione nga “bombat”. Në njërin nga takimet, disa nga prindërit kanë shprehur dyshime se sistemi gjyqësor fsheh prej tyre informacione dhe prova. Ai u ka prezantuar materiale audio të cilat i kanë kërkuar, pa u dhënë kopje.

Për atë që publikisht nuk i ka publikuar materialet, Zaev ka thënë se arsye e vetme ka qenë se ka konsideruar se nuk ekziston tërësi për krijimin e imazhit plotë dhe prandaj në fund ka vendosur gjithçka që posedon të mos publikohet, por të dorëzohet në PSP që ata t’i përdorin për dëshmimin e të vërtetës për “Monstrën” para gjykatës.

Para kësaj, në sallën e gjykatës është lëshuar incizim i seancës kuvendore, në të cilën Zaev flet për rastin “Monstra” si përgjigje e pyetjes së deputetit Zoran Ilioski.

“Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

 

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017 solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

 

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë në Maqedoni nuk mbajnë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit