Partia që drejton Bahceli ka mbështetur propozimin e reformave kushtetuese të cilat i përgatiti AK Parti, ndërsa partia që drejton Kılıçdaroğlu gjatë fushatës është angazhuar për “jo” ndaj reformave kushtetuese
ANKARA (AA) – Kryetari i Lëvizjes Nacionaliste opozitare (MHP), Devlet Bahceli, si dhe ai i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, sot në Ankara përdorën të drejtën e tyre për të votuar në referendumin për ndryshimë kushtetuese në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia që drejton Bahceli ka mbështetur propozimin e reformave kushtetuese të cilat i përgatiti partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ndërsa partia që drejton Kılıçdaroğlu gjatë fushatës është angazhuar për “jo” ndaj reformave kushtetuese.
Bahçeli: Referendumi është kthesë e rëndësishme në jetën e popullit turk
Kryetari i MHP-së, Devlet Bahçeli, pas votimit deklaroi se votimi për referendumin është kthesë në jetën e popullit turk. “Kjo është një kthesë e rëndësishme në jetën e popullit tonë. Politika në Turqi do të shkoj drejt ristrukturimit të ri”, tha ai.
Bahçeli rikujtoi se nga kjo pikëpamje është me rëndësi që populli me pjesëmarrje të madhe të daljes të tregojë zgjedhjen e tij që është e domosdoshme për kulturën e demokracisë.
Në shkollën ku Bahçeli votoi janë marrë masa të mëdha të sigurisë. Videot e kamerave të vendosura në uniformat e disa policëve përcillen në Ministrinë e Punëve të Brendshme për t’u parë drejtpërdrejtë situata e sigurisë në vendvotime. Në këtë vendvotim më parë janë bërë testime ndaj materieve kimike, biologjike dhe bërthamore.
Kiliçdaroglu: Sot votohet për fatin e Turqisë.
Kryetari CHP-së, Kemal Kılıçdaroğlu, i cili detyrën qytetare e zbatoi në Ankara me bashkëshorten dhe të birin, deklaroi se sot votohet për fatin e Turqisë.
“Zhvilluam një fushatë teje të mirë. Sot votojmë për fatin e Turqisë. Të gjithë qytetarët do të ndjejnë përgjegjësinë për të dalë të votojnë. Jam shumë i lumtur”, deklaroi Kilicdaroglu.
Pas votimit të sotëm, ai deklaroi se shpreson që të votohet për një rezultat të favorshëm dhe që do të ketë rastin për të folur në lidhje me problemet e tjera themelore të Turqisë.
Reforma e propozuar kushtetuese në Turqi parasheh forcimin e kompetencave të presidentit të shtetit, ndërsa heqjen e funksionit të kryeministrit. Parlamenti do të rris numrin e deputetëve nga 550 në 600, ndërsa kandidatë në zgjedhjet parlamentare do të mund të jenë të gjithë qytetarët e Turqisë të moshës mbi 18-vjeç. Deri tani kandidatët mund të ishin persona mbi 25-vjeç.
Presidenti do të mund të mbajë lidhjet me partinë politike, ndërsa parashihen që zgjedhjet e para presidenciale në pajtim me kushtetutën e re të mbahen në nëntor të vitit 2019. Mandati i presidentit do të jetë 5 vite dhe një person mund të ushtrojë këtë post më së shumti dy herë.