-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Liderët kosovarë, e harruan Presidentin e Egjiptit që e njohu Pavarësinë e Kosovës!

Më të lexuarat

I zgjedhur me anë të vullnetit të popullit, Muhamed Mursi, për një vit sa ishte në krye të shtetit më të vjetër në Botë, menjëherë e njohu Pavarësinë e Kosovës.
Pas Puçit ushtarak (të ndihmuar nga jashtë) dhe ardhjes në pushtet të diktatorit Al Sisi, Egjipti e vë në pikëpyetje Pavarësinë e Kosovës dhe është në dilemë që ta tërhjekë njohjen, në përkrahje të shtetit serb.

Dje, ish-Presidenti egjiptian, Muhamed Mursi, ndërroi jetë, por ajo që vërehet tek liderët tanë, është se asnjë nuk i shprehi ngushëllime popullit egjiptas për vdekjen e Muhamed Mursit, Presidentit që e zgjodhen me votën e tyre të lirë dhe demokratike.
Kur Mursi u zgjodh President i Egjiptit, Kosova dhe krerët e saj i paten dyert e hapura në atë shtet, ku edhe u priten me shumë zemërgjerësi nga Presidenti Mursi! E sot, asnjë lider institucional nuk ishte në gjendje të pakten përmes një postimi në rrjetet sociale të shprehë ngushëllime për vdekjen e tij: As Presidenti i Kosovës (Hashim Thaçi), as Kryeministri (Ramush Haradinaj) dhe as Kryeparlamentari (Kadri Veseli)! Madje lajmi për vde*kjen e tij nuk u dha as nga disa media të mëdha kosovare e shqiptare, të cilat në vitin 2012 garonin se cila do të jepte lajmin e para për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Egjipti dhe Muhamed Mursi.
Ky është një turp i madh, që në botën e vërtetë demokratike, do ti etiketohet Kosovës dhe liderëve të saj.

Nga Sali Kabashi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit