Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në mesazhin e tij i uroi të gjithë myslimanëve të kalojnë në paqe muajin e Ramazanit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në mesazhin e tij i uroi të gjithë myslimanëve të kalojnë në paqe muajin e Ramazanit.
Në mesazhin e tij ai theksoi se shpirti i Ramazanit është “paqe” dhe “ndihmë”.
Trump bëri thirrje që me këtë shpirt të gjithë të përpiqen të sigurojnë paqen në botë dhe sigurinë e mirëqenien globale.
Edhe Kryeministrja e Anglisë, Theresa May i uroi Ramazinin 3 milionë myslimanëve që jetojnë në vendin e saj dhe të gjithë myslimanëve në botë.
“Ramazani ushqen një ndjenjë të fortë të frymës së komunitetit, të pasqyruar në hapjen e dyerve të xhamisë dhe mirëpritjen e njerëzve të të gjitha besimeve” shkruhet në mesazhin e Theresa May.