-1.7 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Liderët botërorë publikojnë mesazhe përkrahjeje operacionit në Siri

Më të lexuarat

Liderët botëror publikuan mesazhe mbështetëse ndaj operacioneve ajrore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca ndërmorën bashkërisht ndaj objektivave të regjimit sirian.

 

Liderët botërorë publikuan mesazhe mbështetëse ndaj operacioneve ajrore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca ndërmorën bashkërisht ndaj objektivave të regjimit sirian.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri të ditur se operacionet ajrore të ShBA-së, Anglisë dhe Francës ndaj objektivave të regjimit sirian kanë qenë të suksesshme dhe të matura.

Kancelarja Merkel i bëri një vlerësim me shkrim operacionit në fjalë.

Në deklaratën e saj Kancelarja Merkel rikujtoi se regjimi i Esadit përdori armë kimike në Duma gjë që shkaktoi humbjen e jetëve të një numri të madh të civilëve.

“Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të mbështetur ndalimin ndërkombëtar të armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian kundër shkeljeve të mëtejshme”, deklaroi Merkel.

Qëllimi i sulmeve ajrore ishte shkatërrimi i mundësive të regjimit për të ndërmarrë sulme të reja me armë kimike dhe të shkeljeve të Konventës për Armëve Kimike.

“Ne e mbështesim këtë veprim nga aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke marrë përgjegjësi në këtë mënyrë”, bëri të ditur Merkel.

Ndërkaq Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dha përkrahjen ndaj operacionit të ndërmarrë nga ShBA-ja, Anglia dhe Franca që si objektiv ka regjimin e Esadit.

Në prononcimin e tij të bërë në lidhje me operacionet ajrore të filluara kundër Sirisë, Trudeau tha se “Kanadaja ka dënuar në mënyrë më të ashpër sulmin me armë kimike në Duma të Gutës Lindore të ndërmarrë javën e kaluar. Kanadaja përkrahë vendimin e ShBA-së, Anglisë dhe Francës për tu vënë në veprim për të shkatërruar mundësitë e regjimit të Esadit për të përdorur sërish armë kimike ndaj popullit të tij”.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me partnerët tanë ndërkombëtar për të hetuar më shumë përdorimin e armëve kimike. Përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë”, shtoi Trudeau.

Ndërkaq edhe qeveria australiane priti me kënaqësi goditjen e objektivave kimike të regjimit sirian nga ana e ShBA-së, Anglisë dhe Francës.

Edhe Izraeli përkrahu operacionet në fjalë duke shprehu kënaqësinë nga ndërmarrja e tyre.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe dha përkrahjen këtyre operacioneve duke thënë se “Përdorimi i armëve kimike është jonjerëzorë”.

Ndërsa Italia bëri deklarata të matura duke dhënë përkrahje të kufizuar operacioneve.

Kryeministri i Italisë, Paolo Gentilioni deklaroi se nuk përkrahin përshkallëzimin e tensionimit, por shtoi se pas sulmit ky operacion ka qenë i nevojshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit