3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Libri i haditheve të Imam Buhariut po lexohet në një xhami në Shkup

Më të lexuarat

Imami Bekir Halimi ka filluar një aktivitet jo të zakonshëm për trojet shqiptare. Bëhet fjalë për leximin e librit me hadithe të Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem nga imam Buhariu, libër ky i njohur në botën Islame për vërtetësinë dhe rëndësinë për çështjet e fesë Islame.

Ky aktivitet ka filluar që ditën e premte dhe do vazhdojë deri në përfundimin e tij ditën e mërkurë. Ky aktivitet po mbahet në xhaminë Isa Beu në Shkup, ku shumë besimtarë janë të pranishëm në këtë aktivitet.

Njëri prej tyre ka bërë një përshkim të atmosferës, se çfarë po ndodh aty dhe përfitimin që kanë ata njerëz që marrin pjesë në këtë projekt:

“Sot perfundoj dita e dyte e seminarit per leximin e haditheve qe gjenden ne Sahihun e Bukhariut!
Ambient i veqante me kete mexhlis ishte me te vertete udhetim ne kohe, perderisa fitonim dije te dobishme mga hadithet e lexuara gjithashtu edhe perjetonim kete udhetim ashtu qe sikur nuhatja aromat e bukura te miskut te Resuluahut sal-lallahu alejhi we sel-lem, shushurimat e salavateve ne cdo permendje te emerit te tij na flladitnin zemrat , lodhjet tona te qendrimit te gjate lehtesoheshin kur lexonim per lodhjet dhe sakrificat e tyre, zemra na qante per Pejgamberin sal-lallahu alejhi we sel-lem, u permalluam per te dhe shoket e tij, femijet qe prezentoni ne lexim me parafytyronin Enesin dhe Ibn Abbasi radiallahu anhuma, ndersa te moshuarit Ebu Bekrin dhe Omerin,
shpjegimet e hoxhes Bekir Halimi na lehtesonin kuptimin dhe na lehtesonte kete udhetim kohor, per derisa veprat e tyre ma shtonin vullnetin, fitoret e luftrave dhe zemrave qe kishte fituar i derguari sal-lallahu alejhi we sel-lem ma shtonin shpresen, me te vertet ndjehsha ne mesin e sahabeve perderisa luteshim qe ne Xhennet All-llahu me to te na takon!
Te gjith ata qe nuk besojne qe ne perjetuam kete udhetim i sfidoj te prezentojne neser dhe po qe munden le te demantojne kete udhetim.

Karavani nga Shkupi per ne Medine 1400 vjet mbrapa niset neser prap pas namazit te Drekes ne Xhamine e Isa beut.
Harith Selimi”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit