-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Libi, shkon në mbi 3.000 numri i viktimave nga përmbytjet

Më të lexuarat

Rreth 7.000 familje janë ende të bllokuara në zonat e prekura, ndërsa po zhvillohen operacionet e shpëtimit për evakuimin e tyre

Autoritetet lokale njoftuan se numri i të vdekurve nga pasojat e stuhisë “Daniel” dhe përmbytjet në Libinë lindore ka shkuar në mbi 3.000, dhe se disa mijëra njerëz janë ende të zhdukur, raporton Anadolu.

Duke folur për Anadolu, Othman Abdul Jalil, ministri i shëndetësisë i qeverisë së emëruar nga parlamenti, tha se shumica e viktimave ishin në qytetin bregdetar Derna.

Bengazi, Bayda, Al-Marj dhe Soussa janë ndër qytetet dhe vendet e tjera të prekura nga fatkeqësia e fundjavës.

Jalil tha se mijëra njerëz janë zhdukur në fatkeqësinë e përmbytjeve, por nuk dha një shifër të saktë.

Më herët, një burim nga Gjysmëhëna e Kuqe Libiane tha për Anadolu se numri i të vdekurve në rajonet e prekura arriti në 2.800 dhe se shumica e njerëzve vdiqën nga mbytja ose shembja e ndërtesave të banimit.

Rreth 7.000 familje janë ende të bllokuara në zonat e prekura dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për evakuimin e tyre.

Gjysmëhëna e Kuqe Libiane humbi katër nga punëtorët e saj ndërsa ndihmonin në përpjekjen e shpëtimit.

Abdul Hamid Dbeibeh, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, i shpalli të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse zona të fatkeqësisë dhe shpalli tri ditë zie kombëtare.

Georgette Gagnon, koordinatore humanitare e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Libi, tha se është “thellësisht e pikëlluar” nga ndikimi katastrofal i stuhisë dhe ngarkoi ekipin e reagimit emergjent të mbështesë autoritetet lokale dhe partnerët në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit