3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Libi, pezullohet mësimi për 10 ditë për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve

Më të lexuarat

“Duke marrë parasysh situatën e dhimbshme në rajonet e goditura nga fatkeqësia, kam vendosur pezullimin e mësimit në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm (9-vjeçar) në të gjithë vendin”, u shpreh kreu i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë

Kreu i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, njoftoi se mësimi në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm (9-vjeçar) u pezullua për 10 ditë për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve, transmeton Anadolu.

“Duke marrë parasysh situatën e dhimbshme në rajonet e goditura nga fatkeqësia, kam vendosur pezullimin e mësimit në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm (9-vjeçar) në të gjithë vendin”, u shpreh Dbeibeh përmes një deklarate nga llogaria e tij në Facebook.

Dbeibeh theksoi se ka udhëzuar ministrinë e arsimit që të përgatisë një plan për rikthimin sërish në mësim të nxënësve në rajonet në fjalë dhe më tej njoftoi se për arsimin do të krijohen qendra të përkohshme.

Në një deklaratë të mëparshme, Dbeibeh bëri të ditur se në bregdetin Derne është drejtuar një anije me 700 shtretër për qëndrimin e atyre që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Fatkeqësia e përmbytjes në Libi

Stuhia “Daniel” e cila është efektive në Mesdheun Qendror dhe që goditi Libinë më 10 shtator, ka shkaktuar fatkeqësi të përmbytjeve në qytetet Benghazi, Al Bayda, Al-Marj, Susa dhe Derna.

Qeveria e Unitetit Kombëtar në Libi njoftoi se në fatkeqësinë e përmbytjeve kanë humbur jetën 6.000 persona dhe se mijëra të tjerë janë të zhdukur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit