4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

LGBT-së ke të drejtë të mos u kryesh punë në Mississippi!

Më të lexuarat

Guvernatori i Mississippi ka nënshkruar ligjin ku bizneset publike dhe private lejohen të refuzojnë ofrimin e shërbimeve për persona të komunitetit LGBT, në bazë të besimeve fetare të punëdhënësit.

Guvernatori Phil Bryant ka nënshkruar projektligjin 1523, përkundër kundërshtimeve nga grupe të ndryshme LGBT dhe disa bizneseve të cilat cilësuan këtë projektligj mundësi për diskriminim. Disa grupe religjioze dhe konservatore kanë mbështetur projektligjin.

Masat e përmendura janë ndërmarrë që të mbrojnë ata të cilët besojnë që martesa duhet të jetë vetëm në mes të një mashkulli dhe femre, lidhjet seksuale duhet të ekzistojne vetëm brenda një martese të tillë si dhe gjinia nuk mund të ndërrohet, raporton klankosova.

Kjo u lejon kishave, organizatave bamirëse religjioze si dhe bisneseve private të rrefuzojnë ofrimin e shërbimeve për persona, menyra e jetesës së të cilëve, bie ndesh me besimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit