1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

LG OPTIMUS G SHFAQET ZYRTARISHT

Më të lexuarat

LG Optimus G është pajisja për të cilën u spekulua shumë gjatë ditëve të kaluara. Sot, pak para fillimit të panairit të Berlinit IFA, kjo pajisje u shfaq dhe me më tepër se thjesht specifikimet e pritura.

LG Optimus G do të jetë një ndër pajisjet e para me teknologjinë e re të ekranit “In-cell touch”, teknologji kjo e patentuar nga Apple, e që do të gjendet me siguri edhe në iPhone-in e ri.

Bëhet fjalë për ekranet të cilët do të jenë më të hollë dhe më të lehtë, kurse për shkak të më pak komponenteve, do të mundësohet reduktimi i kostos së prodhimit.

Për sa i përket specifikimeve të LG Optimus G, ato janë si më poshtë:

– Procesor katër bërthamësh 1,5 GHz Snapdragon

– 2 GB RAM

– 1280 x 768 IPS LCD ekran

– 3G/LTE

– 13 MP kamerë

– 2100 mAh bateri

E tërë pajisja është 8 mm e hollë, kurse lajmi i keq është se pajisja vjen me Ice Cream Sandwich në vend të Jelly Bean-it.

Për sa i përket disponueshmërisë, muajin tjetër ky telefon mund të blihet në Korenë Jugore, ndërsa gjatë tetorit dhe nëntorit do të dalë edhe në tregun japonez.

Në pjesën tjetër të botës do të arrijë në fund të këtij viti, mirëpo detajet do t’i mësojmë në panairin e ardhshëm IFA i cili mbahet prej 31 gushtit deri më 5 shtator 2012.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit