16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës, plagoset një person

Më të lexuarat

Policia e Kosovës njoftoi se në mesditë, në qendër të Prishtinës, si pasojë e gjuajtjeve me armë është plagosur një person.

Megjithëse, nuk jepen detaje, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në mesditë në rrugën “Rexhep Luci”, afër kinemasë ABC dhe të shtënat kanë ardhur ndërmjet disa personave, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të njëri-tjetrit për qëllime hakmarrje.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për Telegrafin se nga këto të shtëna është plagosur një person.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit