3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Lexonte libër për terrorizmin, studenti arrestohet si terrorist

Më të lexuarat

Një student është akuzuar si terrorist pasi u pa duke lexuar një libër mbi terrorizmin.

33-vjeçari Mohamed Umar Faruk studionte master për terrorizmin, krimin dhe sigurinë globale në Universitetin e Stefordshajërit në Britaninë e Madhe.

Ai thotë se ishte ulur në bibliotekë duke lexuar librin, kur iu afrua dikush. Fillimisht mendoi se ishte një student, por më pas kuptoi se bëhej fjalë për një zyrtar të universitetit.

Sipas “The Guardian”-it, burri e pyeti Mohamedin për pikëpamjet e tij rreth homoseksualitetit, ISIS-it dhe al-Kaedës.

Ai u përgjigj se ishte kundër ekstremizmit, por duket se kjo nuk e kënaqi zyrtarin i cili njoftoi rojat e universitetit. “Nuk më besohej, po lexoja një libër akademik dhe po shihja punën time. Në fillim mendova se ishte shaka”, u shpreh 33-vjeçari, përcjell Shekulli.

Faruk pajtoi një avokat për t’u mbrojtur, dhe pas tre muajsh hetimi, universiteti i kërkoi falje. Por ai nuk pranoi më të kthehej në shkollë për ta përfunduar masterin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit