1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

LEXOI PREJ MEJE ME VËMENDJE KËTO FJALË

Më të lexuarat

– Kur zemërmirët lëndohen në zemrat e tyre, premtojnë se do të hakmerren, dhe kur vjen shansi i artë për t’u hakmarrë, ndërgjegjja e tyre bërtet dhe thotë, sipas mundësive falja!

– Mos gjyko për ardhmërinë tënde prej tani, sepse të Dërguarit e Allahut, përkujdeseshin për dhentë e pastaj udhëhoqën umetet.

– Është e vërtetë se kurthet e grave janë të mëdha, mirëpo i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk kërkoi mbrojtje tek Allahu nga kurthet e grave, po kërkoi nga mundjet e burrave.


– Do të mbetesh në rrethin e humbjes dhe pikëllimit, përderisa namazi nuk është prej rrethit të përkujdesjes tënde. Namazi ka ardhur paralel me lumturinë (Haja ala el felah – Ejani në shpëtim), e si mendon të shpëtosh pa namaz?!

– Ti je i lirë t’i urresh veprat e një personi të caktuar, mirëpo nuk është e drejtë e jotja që ta njollosësh personalitetin e atij që e urren!

– Do të pres lehtësimin sikurse të kem të caktuar termin me të, dhe vonesa e tij nuk nënkupton se nuk do të vjen, përcaktimet e Allahut janë të fshehura me mëshira, mirëpo ne jemi popull që ngutemi!

– Është e pamundur të shkon tek tjetri diçka e caktuar nga Allahu për ty, prandaj rri i qetë!

– E pyetën një të mençur: Kë e do më shumë, vëllain apo shokun?! U përgjigj: E dua vëllain kur bëhet shoku im dhe e dua shokun kur bëhet vëllai im!

– Mjerë për ty të thuash fjalë që në to akuzohet një musliman dhe atë akuzë nuk mundesh ta vërtetosh, sepse Ditën e Kiametit ka për t’u thënë, silli argumentet e tua nëse je i sinqertë, e atë ditë nuk do të bën dobi fjala: dëgjova dhe dëgjova!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit