Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)ka thënë: “Nëse dikush thotë: Çfarë mendimi keni në lidhje me leximin me texhuid?”
Themi: Është sunet me kusht që mos të ketë në të (mësimin dhe leximin) ngarkesë (mundim për personin). Nëse është kështu, atëherë fjala e dijetarit të islamit Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) tregon se është e qortueshme.
Ai ka thënë: “Ky lloj leximi me të cilën mundohet lexuesi me nxjerrjen e gërmave, idgamit, gune-s e të ngjashme me këto ndërhyjnë mes personit dhe mes meditimit të Kuranit. Ngase personi ka si qëllim madhorë (kur lexon Kuran) texhvidin që ta nxjerr fjalën sipas asaj që ka kuptuar nga këto rregulla (të texhuidit).
Ndërsa fjala se mesimi i texhuidit është detyrë, kjo fjalë nuk ka aspak bazë.
Et-Tealol ala sahihi Muslim vell. 4