1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LEXIMI I KURANIT

Më të lexuarat

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe përkujdesuni për librin e Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë”. Fatir 30.
Othman ibën Afani, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Më i miri i nga ju (muslimanët) është ai që e mëson Kuranin vetë dhe ua mëson atë edhe të tjerëve”.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që lexon Kuran bukur do të jetë në shoqëri të shkruesve (engjëjve) të ndershëm, ndërsa kush e lexon duke hasur në vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar.”
Ebu Umameh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tha se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, duke thënë: “Lexojeni Kuranin, ngase ai do të ndërmjetëson Ditën e Kiametit për ata që e lexojnë”.
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ulet një popull në një mexhlis ku përmendet Allahu, përveçse i mbulon mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët dhe Allahu i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai”.
Këto citate nga Kurani dhe Syneti, të gjitha ju nxisin në mësimin e Kuranit, dhe të vepruarit me të, dhe leximin e tij, ngase Kurani është burimi i lumturisë së juaj, shpëtues nga sprovat, në të janë lajmet e të parëve, dhe njoftim për atë që do të ndodh më vonë. Kurani është gjykues në mesin e juaj, kush e braktis nga kryelartësia Allahu ia thyen qafën, dhe kush kërkon udhëzim jashtë Kuranit, Allahu e devijon. Kurani është litari i Allahut i fortë, rruga e drejtë, shpirtrat e ligë s’kanë mundësi ta ndryshojnë, dhe dijetarët nuk ngopen nga ai. Është përplot mrekullira, kush flet me të e thotë të vërtetën, kush punon me të shpërblehet, kush gjykon me të është i drejtë, kush thërret në të udhëzohet në rrugë të drejtë. Për këto arsye mësojeni dhe lexoni dhe përsiatni ajetet e tij. Mësojani fëmijëve të juaj, dhe rritni me leximin e tij, dhe bëjani të dashur librin e Allahut, derisa të lidhen për të dhe tua përmison moralin e tyre, dhe pastron shpirtrat e tyre, dhe të bëhen nga bartësit e Kuranit dhe lexuesit e tij, sepse fëmija kur e mëson Kuranin në fëmijëri, më vonë do ta dinë se çka lexon në namazin e tij. Mësimi i Kuranit në fëmijëri është shumë më i mirë, se sa të mësohet kur të rritet, sepse më shumë përforcohet në mendje dhe mësimin e tij përmendësh e ka më të fortë.
Shumica e njerëzve në këto ditë janë larguar nga mësimi i Kuranit. Të mëdhenjtë janë preokupuar me dynja, të vegjlit janë preokupuar me mësimet shkollore, kurse kohën e lirë e kalojnë nëpër rrugë duke lozur. Kjo i bëri që të largohen nga Kurani dhe mos ta njohin, madje të ketë edhe nga ata që e kryen edhe fakultetin, dhe nuk e din ta lexon një ajet si duhet. Madje ajo më e çuditshmja është se plot nga xhamitë nuk kanë imam, ngase njerëzit nuk donë tu lexohet Kuran tepër në namaz dhe imami ta zgjat namazin. Sebepi i gjithë këtij problemi qëndron në papërgjegjësinë e prindërve ndaj fëmijëve të tyre dhe pakujdesia e tyre për sa i përket Kuranit. Kjo bëri që Kurani të braktiset nga shumë musliman, dhe nga kjo u ankua i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur tha: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”. Furkan 30.
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nga shpërfillja e Kuranit është braktisja e meditimit të tij dhe të kuptimit të tij, dhe lënia e të vepruarit me të. Poashtu dëgjimi i poezive, apo muzikës, apo thënieve, apo marrja me dëfrime, duke e zëvendësuar Kuranin me to, është nga shpërfillja e tij”.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Shpërfillja e Kuranit është shumë llojesh:
E para: Braktisja e dëgjimit të tij dhe besimit në të.
E dyta: Braktisja e punës me të, edhe nëse e lexon dhe i beson atij.
E treta: Braktisja e gjykimit me të në bazat e fesë dhe në degët e tij.
E katërta: Braktisja e meditimit të tij dhe kuptimit të tij dhe atë që ka dashur Allahu të na e dërgon si mesazh në të.
E pesta: Braktisja e kërkimit të shërimit me të dhe kurimi me të.
Këto të gjitha hyn në ajetin: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”. Furkan 30.
Kurse përcillet në një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Kam frikë se do të vijnë kohëra kur prej Islamit do të mbetet vetëm emri, e prej Kuranit vetëm shkronjat”.
E domosdoshme është të mësohet Kurani, dhe ai të merret nga mësues të mirë që e njohin leximin e tij. Nuk mjafton të lexohet apo të mësohet vet, po më së miri është të lexohet dhe të nxihet përmendësh duke e përsëritur para tjetrit. Pra patjetër për atë që dëshiron ta mëson Kuranin dhe tua mëson fëmijëve të tij, të zgjedh një lexues të mirë, dhe të mëson tek ai, duke e mësuar leximin dhe rregullat e tij. Përkujdesja për Kuran duhet të jetë prioriteti kryesor i muslimanit.
Kush e mëson Kuranin, le të përkujdeset për të, le ta lexon më tepër dhe le të tenton ta kupton qëllimin e ajeteve, duke qenë i përulur dhe me frikë respekt. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut (Kurani), do të ketë shpërblim, e shpërblimi do të dhjetëfishohet. Unë nuk them që ‘Elif Lam Mim’ është një harf – shkronjë, por, ‘Elif’ është harf, ‘Lam’ është harf dhe ‘Mim’ është harf”.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Meditoje mesazhin e Kuranit dhe do të gjesh se ka Sundues të tij. Sundues ku i tërë sundimi është i Tij, i tërë falënderimi i takon vetëm se Atij, dhe të gjitha çështjet janë në dorën e Tij. Allahu në Kuran i këshillon robërit e Tij dhe i drejton kah ajo që ua jep lumturinë dhe shpëtimin, dhe i nxit në të, dhe i paralajmëron nga ajo që i shkatërron. Ua mëson atyre emrat dhe cilësitë e Tij, dhe ua bën të dashur begatitë e Tij, dhe ua rikujton begatitë e Tij mbi ta, dhe i urdhëron që t’i nënshtrohen urdhrave të Tij, dhe ua rikujton begatitë që i presin nëse i nënshtrohen, dhe ua rikujton dënimin që i pret nëse i bëjnë gjynah dhe nuk i nënshtrohen. I lajmëron për atë se çka vepron me miqtë dhe armiqtë e Tij, se si do të jetë përfundimi i dyja palëve, dhe sjell shembuj, dhe argumentet i sjell të llojllojshme, thërret për në Xhenet, dhe i përmend bukuritë e saj dhe cilësitë e saj. Paralajmëron nga Xhehenemi, dhe ua rikujton dënimin e rreptë dhe dhembjet në të. E përmend nevojën e robërve për Të, dhe se ata nuk munden pa Allahun, as sa mbyll e hapë sytë. Kurani është libër që ta rikujton Allahun, dhe për këtë arsye muslimani duhet të përkujdeset ta mëson dhe të shpeshton leximin e tij, ngase Kurani është dritë, shërim, mëshirë, shpirt, udhëzim, dallues i të kotës dhe të vërtetës, dhe argument, dhe gjykues. (shkurtimisht dhe me kuptim).
Nga muslimani kërkohet ta lexon Kuranin sipas gjendjes së tij, në kufi të mundësive të veta. Nëse din të lexon mirë, kjo është edhe më e mirë dhe më e përsosur. E nëse nuk din mirë të lexon, e lexon sipas mundësive të veta. Ka ardhur në një hadith: “Ai që lexon Kuran bukur do të jetë në shoqëri të shkruesve (engjëjve) të ndershëm, ndërsa kush e lexon duke hasur në vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar”.
Për këtë arsye muslimani duhet të bën përpjekje që ta përmison leximin e tij para atij që din më mirë se ai vet të lexon. Nuk duhet ta merr si argument faktin se nuk di të lexon mirë dhe ta braktis leximin, ngase atëherë humb shumë mirësi dhe shpërblime. Le të lexon ashtu si ka mundësi dhe sa ka mundësi të lexon, e nëse e lexon krejt Kuranin, atëherë kjo është më e mira dhe më e dashura.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit