KFOR ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës për shkak të ushtrimeve që do të mbahen.
Në njoftimin për media thuhet se ushtrimet do të mbahen në atë mënyrë që ndikimi tek qytetarët të jetë minimal, siç janë vonesat në trafik.
“…Do të kryhen gjithashtu ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i trajnimit dhe gatishmërisë së të gjitha njësive në terren.
Ndërsa këto ushtrime do të kryhen në mënyrë të tillë që të minimizohet çdo ndërprerje apo ndikim në popullatën lokale, por është e mundur që të ndodhin vonesa në rrjedhën e trafikut dhe të shihen lëvizjet e ushtarëve
Prandaj, KFOR-i këshillon shoferët që të kushtojnë vëmendje të veçantë nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/