1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lëvizje në kokën e Pegasus-it, spiunit izraelit

Më të lexuarat

Dorëheqja e drejtorit të NSO, pronarit të spyware-it famëkeq

Shalev Hulio, shefi ekzekutiv i kompanisë izraelite NSO Group, e njohur për zotërimin e programit spyware Pegasus, ka dhënë dorëheqjen, raportojnë mediat lokale.

The Times of Israel raporton se Shalev Hulio ka dhënë dorëheqjen dhe se shefi i operacionit Yaron Shohat do të marrë detyrën derisa të emërohet një pasardhës.

Një zyrtar i paidentifikuar i kompanisë tha se NSO Group ka nisur një riorganizim dhe do të pushojë 100 punonjës si pjesë e kësaj.

Në qershor, Gjykata e Lartë spanjolle thirri Julio për të dëshmuar si pjesë e hetimit të saj për skandalin e hakerave.

Spyware-i Pegasus i NSO, i cili u lejon hakerëve të aksesojnë pothuajse çdo burim të dhënash në një telefon celular, u përdor kundër kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez dhe ministrave të tjerë.

63 politikanë të tjerë katalanas u vunë në shënjestër nga spyware Pegasus, sipas një raporti nga grupi kërkimor Citizen Lab. Agjencia spanjolle e inteligjencës ka pranuar se ka hakuar disa nga telefonat, por nuk ka konfirmuar përdorimin e spyware.

Grupi NSO deklaron se të gjitha produktet e kompanisë, përfshirë Pegasus, “përdoren ekskluzivisht nga inteligjenca qeveritare dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të luftuar krimin dhe terrorizmin”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit