13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Lëvizja BESA: Rrugët e shqiptarëve të Radishanit si në vitin 1914

Më të lexuarat

Ndonëse në Komunën e Butelit jetojnë 9.100 banorë shqiptarë (nga gjithsej 36.100 qytetarë sa janë gjithsej), diskriminimi i madh ndaj shqiptarëve në këtë komunë vazhdon.

Të jetosh në një qytet që krenohet me projektin “Skopje 2014”, ndërsa të jetosh në rrugë të paasfaltuar dhe të baltosur vetëm sepse je shqiptar, kjo është më shumë se tragjedi.
Kjo rrugë e shqiptarëve të Radishanit më shumë të asocon në Shkupin e vitit 1914 sesa në kryeqytetin që identifikohet me vitin 2014.
Për këtë arsye Lëvizja BESA – Butel reagon për diskriminim që u bëhet shqiptarëve të lagjes së Radishanit, duke i lënë ata në mjerim dhe baltë vetëm sepse ata janë shqiptarë.
BESA nuk mund të mos konstatojë se faji për këtë diskriminim ndaj shqiptarëve nuk është vetëm në pushtetin antishqiptar të VMRO-DPMNE-se, që tashmë është i njohur me qasjen antishqiptare.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit