1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lëvizja BESA: Qeveria i detyron qytetarët të përmbyten në kredi

Më të lexuarat

“Qytetarët e Maqedonisë prej vitit në vit po fundosen ekonomikisht dhe gjendja e tyre për çdo vit po vështirësohet më shumë, ashtu që tash qytetarët po ballafaqohen me probleme të mëdha ekonomike, që reflektohen edhe në shportën e konsumit, faturat e papërballueshme dhe probleme të tjera ekzistenciale. Për këto arsye qytetarët shumë e më shumë po ia mësynë sporteleve bankare për të marrë kredi për t’i mbuluar nevojat e tyre elementare, siç janë harxhimet mujore.

Prandaj Lëvizja BESA është thellë e shqetësuar për ketë gjendje, aq më shumë që informacionet dhe të dhënat flasin se qytetarët e Maqedonisë për 7 vite i kanë dyfishuar kreditë e tyre. Kështu në vitin 2009 kreditë e qytetarëve në bankat vendore kanë qenë një miliard euro, kurse tani ua kanë dy miliardë euro borxh bankave vendore, ndërsa kjo po rritet për çdo ditë.

Për këtë arsye Lëvizja BESA apelon deri te qeveria e Maqedonisë, e përbërë nga çifti VMRO-BDI, që të zbresë nga retë dhe t’i shohë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe t’ua zbusë gjendjen atyre, për çka ata janë zgjedhur dhe i kanë marrë mandatet.

Platforma ekonomike e Lëvizjes BESA jep zgjidhje për problemet ekonomike të qytetarëve, që sipas nesh realizohet me investime te huaja direkte dhe mbështetje institucionale ndaj bizneseve vendore, gjë që do të sjellë uljen e papunësisë dhe njëkohësisht mirëqenie ekonomike. Lëvizja BESA zotohet se, në momentin kur qytetarët do na e japin besimin, do të angazhohet me gjithë kapacitetin intelektual e profesional për ta jetësuar platformën e saj ekonomike”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

AddThis Sharing Buttons
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit