1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lëvizja BESA: Pse BDI nuk e kërkon “Burmalinë”, por kërkon xhami në Matkë?

Më të lexuarat

Për Lëvizjen BESA janë të papranueshme vendimet që merren për inat të dikujt e jo për shkakun dhe nevojën tonë. Kryetari i Komunës së Sarajit, para se të vendosë flamurë, fillimisht duhet ta rregullojë infrastrukturën e Komunës: rrugët, parqet, ndriçimin publik, shkollat e çerdhet, kanalizimin e trotuaret, mbledhjen e mbeturinave dhe zonat ekonomike. Gjithçka tjetër që bën ky kryetar komune dhe partia e tij në pushtet është vetëm një manipulim i skajshëm me ndjenjat fetare dhe kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë.

BESA e pyet kryetarin e Komunës së Sarajit se, nëse për inat të Kryqit të Ali Ahmetit në Butel ka vendosur ta bëjë një xhami në Matkë, pse partia e tij nuk merr vendim që, si kundërpërgjigje ndaj kryqëzimit të Shkupit me projektin “Skopje 2014”, ta ndërtojë xhaminë “Burmali”në sheshin e Shkupit?

Për BESËN ngritja e xhamive dhe flamurëve nëpër fshatra është edhe një shenjë se BDI-ja ka pranuar t’i përjashtojë shqiptarët nga qendra e Shkupit dhe t’i fshatarizojë, sepse Gruevski i ka përzënë ata nga sheshi. Prandaj ata vendosin shqiponja e përmendore ilegale nëpër periferi. Ndërkaq, për BESËN, historia shqiptare nuk mbrohet në fshatra!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit