-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Lëvizja BESA: Nuk kemi asnjë lidhje me zhvillimet në RDK

Më të lexuarat

Shkup, 8 mars – Pas prononcimit zyrtar të kryetarit të Rilindjes Demokratike Kombëtare për zhvillimet brenda kësaj partie, në të cilat ai e përfshin edhe Lëvizjen BESA, ndjejmë përgjegjësi para opinionit, para anëtarësisë sonë, por edhe para simpatizuesve të RDK-së, të shpjegojmë se akuzat e kryetarit të RDK-së për përfshirje të BESËS në ato zhvillime janë vetëm insinuata dhe shpifje të tij dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që neve na adresohen ofendime nga ai, kjo do të jetë hera e fundit që ne kemi treguar mirëkuptim ndaj tij. Nëse ai ka problem me Kryesinë e tij dhe nëse ata duan ta shkarkojnë ose jo, kjo është gjëja me të cilën BESA nuk merret aspak. Neve na vjen keq që kjo ndodhë në RDK, por më shumë se kaq nuk mund të bëjmë.

Ndërkaq, për akuzat urrejtjendjellëse nuk mund të themi asgjë, pos të shprehim përsëri keqardhje dhe të konstatojmë se kjo nuk është çështje me të cilën merren subjektet politike.

Krejt në fund, ritheksojmë se Lëvizja BESA, ashtu si gjithnjë, mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën e mirëfilltë shqiptare, por këtë temë e kemi shtyrë deri në shpalljen zyrtare të zgjedhjeve, e ndërkohë për këtë e kemi autorizuar Këshillin Opozitar që të vazhdojë të komunikojë me ato subjekte për ta mbajtur gjallë frymën e bashkëpunimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit