-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Lëvizja BESA: Me propozim buxhetin e vitit 2016 vidhen qytetarët nga shteti

Më të lexuarat

Lëvizja Besa është kundër propozim buxhetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 i cili është kundër interesave të shqiptarëve dhe pro vjedhjes shtetërore ndaj qytetarëve,

“Në kohën kur të gjithë jemi të bindur se si janë keqpërdorur mjetet buxhetore nga ana e qeverisë aktuale, por edhe kur legjitimiteti i të zgjedhurve aktualë është rrënuar plotësisht, pasi e dëgjuam të gjithë se si e kanë marrë ata pushtetin, duke i vjedhur votat dhe si i kanë keqpërdorur organet shtetërore në favor të partive politike, sot – me propozim-buxhetin e vitit 2016 – Maqedonia gjendet edhe para një mashtrimi dhe keqpërdorimi të madh që ia përgatisin partitë qeverisëse”, tha Kasami.
Ai gjithashtu theksoi se është evidente që ky propozim-buxhet do ta thellojë edhe më shumë krizën ekonomike dhe njëkohësisht ky është buxhet i destinuar që partitë në pushtet edhe një herë t’i blejnë votat prej qytetarëve. “Një ”Qeveri teknike” në kushte të krizës sistemore politike në asnjë mënyrë nuk ka legjitimitet të draftojë një buxhet të tillë tërësisht politik”, theksoi Bilalli.
Prandaj, Lëvizja BESA propozon që kjo garniturë qeverisëse ta miratojë një buxhet, i cili do t’i përmbante vetëm zërat e financimit të funksioneve tekniko-administrative dhe sociale të domosdoshme dhe njëherësh të anulohen të gjitha projektet që mund të presin të realizohen në kohë normale dhe të cilat do të ishin pjesë e ofertës politike të një qeverie me legjitimitet të plotë, që do të dalë nga zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016. Sipas Lëvizjes BESA, një buxhet i tillë do të jetë në funksion të daljes nga kriza ekonomike e vendit dhe njëkohësisht ashtu do të parandalohet vjedhja e parave të qytetarëve, që me këto para dikush të qëndrojë edhe më tej në Qeveri.
Propozimi jonë, thonë nga Lëvizja BESA, është në përputhje të plotë edhe me vërejtjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe në kontekst të detyrimeve të marrëveshjes politike e Përzhinos.
“Kur jemi këtu, më konkretisht e kemi fjalën, ndër të tjera, edhe për vërejtjet institucionale të Bankës Botërore dhe FMN-se për “kthimin e vendit” në normalitet fiskal brenda vetë Strategjisë Fiskale 2015-2017. Propozojmë dhe kërkojmë nga të gjitha subjektet politike, që janë kundër vjedhjes shtetërore që u bëhet qytetarëve, që ta përkrahin këtë propozim. Në të kundërtën betejën politike do të jemi të detyruar ta bëjmë vetë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit