0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Lëvizja BESA: Gënjeshtrat e BDI-së për ndërtimin e shkollës fillore mbetën vetëm fjalë

Më të lexuarat

Lëvizja BESA – Shuto Orizare thekson se gënjeshtrat e BDI-së për banorët e kësaj ane kanë qenë të vazhdueshme, por asnjëherë edhe të realizueshme.

Këtë gjë më së miri e dëshmon vendi që shikoni në fotografi, i cili gjendet në lagjen Vizbeg, ku BDI-ja tashmë 13 vite me radhë premton se do të ndërtojë një shkollë fillore, mirëpo deri tash nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë për ndërtimin e saj.
Lëvizja BESA – Shuto Orizare konsideron se mosndërtimi i shkollës fillore në lagjen Vizbeg është papërgjegjshmëri e skajshme e BDI-së, ngase vetëm për këtë arsye fëmijët janë të detyruar të udhëtojnë për çdo ditë nga 5 kilometra largësi për ta vijuar mësimin në Shkollën Fillore “26 Korriku”. Andaj, kjo sjellje e zyrtarëve të BDI-së, të cilën e përmendin shkollën e Vizbegut sa herë që afrohen zgjedhje, është një shenjë se ata vetëm duan ta gënjejnë dhe mashtrojnë popullin dhe ta marrin votën nga populli, ndërkohë që nuk realizojnë asgjë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit