0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Lëvizja BESA: Do të marrim pjesë vetëm në zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike

Më të lexuarat

Mbrëmë Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA pati mbledhjen e saj të radhës, në të cilën – përveç shumë temave të tjera – u analizua edhe aktualiteti politik, me ç’rast u arritën këto konkluzione:

Lëvizja BESA konsideron se situata aktuale politike, me shpërbërjen e njëanshme të Parlamentit dhe devalvimin e Marrëveshjes së Përzhinës, është tejet serioze dhe në këtë mënyrë është vënë në pikëpyetje edhe e ardhmja euro-atlantike e vendit.

Përkitazi me temën e zgjedhjeve, Lëvizja BESA konstaton se do të marrë pjesë vetëm në ato në zgjedhje, të cilat do të bëhen pas implementimit të plotë të Marrëveshje së Përzhinës, që nënkuptojnë zgjedhje të lira dhe demokratike – të pranueshme nga të gjitha palët. Këtu e shohim shumë të rëndësishëm veçmas rolin e faktorit ndërkombëtar, prej të cilit kërkojmë më shumë këmbëngulje në realizimin e detyrimeve të asaj marrëveshje, sepse nuk ka kuptim të flasim për datën e zgjedhjeve pa zbatimin e detyrimeve që garantojnë zgjedhje të drejta dhe pa mundësi manipulimi.

Për këtë arsye Lëvizja BESA do të zhvilloje takime, konsulta dhe biseda me partitë opozitare, fillimisht shqiptare, por edhe të tjera, që kështu ta zgjerojë përpjekjen për demokratizimin e vendit përmes zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike.

Përveç zgjedhjeve, Lëvizja BESA mbetet e interesuar që të realizohen edhe reformat e nevojshme në fushën e mediave, sepse pa liri të mirëfilltë të mediave, nuk mund të imagjinohet një shtet me synime evropiane, ndërsa në këto kushte mediale është më shumë se iluzion të shpresohet për një proces zgjedhor të drejtë, të lirë dhe transparent.

Ndërkohë BESA mbetet e përkushtuar në ngritjen e strukturave të saj, më saktë të nëndegëve të saj, në të cilat gjithnjë e më shumë gjejmë mbështetje nga populli shqiptar, që e përqafon idenë e BESËS dhe shfaq zhgënjim të thellë ndaj skenës së deritanishme politike shqiptare.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit