4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lëvizja anti-islame ka një kërkesë të re “fshirjen e verseteve nga Kurani”

Më të lexuarat

Mehdi Hasan

 

https://theintercept.com/2018/05/16/anti-muslim-movement-has-new-rallying-cry-lets-delete-verses-of-the-quran/

Ju mendoni që jeta është e keqe për myslimanët në Amerikën e qeverisur nga Trump? Pa mendoni pak për myslimanët e Francës.

Gjatë viteve të shkuara, ato janë sulmuar bashkarisht dhe ndëshkuar për një seri sulmesh terroriste dhe të tmerrshme nga të ashtuquajturit xhihadistë. Më i fundit, një sulm me thikë në Paris nga një njeri që thërriste “Allahu Ekber” dhe që vrau një person dhe plagosi një tjetër javën e fundit.

Ndërsa bigotria anti myslimane është shndërruar në një shënjues të republikanëve amerikanë, në Francë një bigotri ndaj tyre është tanimë bipartizane. Islamofhobia është e gjendur si tek e majta ashtu edhe tek e djathta, e kështu si socialistët ashtu edhe konservatorët dështojnë të mbrojnë sekularizmin francez apo laicitetin duke sulmuar myslimanët francezë.

Mjafton të merrni parasysh që qeveritë e suksesshme franceze kanë ndaluar mbulimin e fytyrës dhe mbajtjen e shamisë në shkolla. Kryebashkiakët francezë kanë shënjestruar gratë myslimane që duan të dalin të mbuluara në plazh dhe fëmijëve myslimanë në shkolla u japin një drekë falas me mish derri. Presidenti francez – dhe ylli i ri liberal- Emanuel Macron ka vendosur ligje drakoniane kundër terroristëve, ligje që ekspertët e të drejtave të njeriut në OKB kanë paralajmëruar që mund të kenë impakte tek myslimanët në veçanti.

Kush është ideja e fundit? Të merren me Kuranin. Në 21 prill, gazeta Le Parisien publikoi një manifest “kundër anti-semitizmit” e nënshkruar nga 300 figura publike — që nga ish presidenti Nicolas Sarkozy dhe ish kryeministri Manuel Valls, e deri tek aktori Gérard Depardieu dhe këngëtari Charles Aznavour. Sipas gazetës The Atlantic, ky manifest shkruan se “11 hebrenj janë vrarë – edhe disa të tjerë janë torturuar – nga radikalët islamistë” në Francë, dhe ata kërkojnë që “vargjet e Kuranit që thërrasin për vrasjen dhe ndëshkimin e hebrenjve, kristianëve dhe jobesimtarëve të lihen në heshtje nga autoritetet fetare” kështu që “asnjë besimtar mos t’u referohet atyre në tesktin e shenjtë për të kryer krime”

Një retorikë e tillë është një reflektim i një bigotrie galike dhe një budallëk i dukshëm, një kombimin vdekjeprurës i injorancës dhe privilegjit.

Së pari, a do të ishin në gjendje t’i bënin Kuranit këto “autoritete religjioze” myslimane atë që Thomas Jefferson nuk i bëri Biblës? Hoxhallarë pranë establishmentit si Dalil Boubakeur, rektor i Xhamisë së Madhe në Paris dhe Tarik Oubrou, hoxha i Xhamisë së Madhe të Bordosë kanë denoncuar këtë manifest si “të pabesueshëm edhe të padrejtë” dhe “thuajse blasfemik”. Por edhe në qoftë se disa prej këtyre figurave mediatike bien dakord për të edituar Kuranin- që myslimanët e besojnë si fjalën e Zotit në mënyrë literale – a mos mendon ndokush se fanatikëve të shtetit Islamik apo Al Qaedës do t’i bëhej vonë?

Së dyti, ekstremizmi i dhunshëm nuk është produkt i shkrimeve të shenjta. Ndryshe nga dija konvencionale, e ashtu siç kam shkruar edhe më parë ndërsa citoja një numër studimesh dhe ekspertësh, besimi religjioz “nuk është një faktor thelbësor” në sulmet terroriste – apo në procesin e të ashtuquajturës radikalizim. Përse atëherë ato janë të fiksuar pas ajeteve kuranore? Gazetari francez, Didier Francois, që është mbajtur peng nga ISIS në Siri, i tha CNN në 2015: “Nuk ka pasur kurrë diskutime mbi tekstin e shenjtë apo nuk ka pasur fare diksutime religjioze. Kanë qenë diskutime politike….sepse asgjë nga ato ska të bëjë me Kuranin.” Apo ashtu se si ish pengu francez, Nicolas Henin, ka thënë “Kam vënë re se këto xhihadiste kanë shumë pak lidhje me arabët apo kulturën e myslimanëve – janë bijtë e shoqërisë sonë. Janë produkt i kulturës sonë, botës sonë.”

Kë merrni ju më seriozisht? Dy ish pengje të ISIS apo një njeri që ka “kartën jeshile”?

Së treti, nga e dinë firmëtarët e manifestit se pas rritjes së “anti-semitizmit të ri” janë myslimanët e Francës? Një studim i 2016 mbi krimet e urrejtjes në Francë të kryer nga Këshilli Drejtave të Njeriut vuri re se “Ndonëse përgatitësit e dhunës kundër semitëve janë perceptuar si me “kulturë apo origjinë myslimane”…ndonëse nuk ka të dhëna substanciale për këtë përfundim kjo për shkak se në Francë është e ndaluar që të mblidhen të dhëna mbi etninë.” Ndërkohë që në Gjermaninë fqinje ku statistika të tilla në lidhje me etninë mblidhen vihet re se nëntë në 10 krime ndaj semitëve të vitit 2017 janë kryer nga grupe neo-naziste dhe jo nga myslimanë të radikalizuar.”

Së katërti, çfarë evidence ka në Kuran mbi anti-semitizmin? A ka vallë Islami ndonjë problem me hebrenjtë? Kritikët vendosin në pah ajete të librit të shenjtë të myslimanëve që shprehin armiqësi ndaj hebrenjve, ndërsa injorojnë kontekstin historik dhe teologjik të këtyre ajeteve dhe kështu injorojnë versetet e tjera kuranore që lëvdojnë hebrenjtë.

Duhet vënë në dukje se historiani, Mark Cohen, pedagog në Princeton University që është ekspert në marrëdhëniet mes myslimanëve dhe hebrenjve, pohon: “Islami përmban një bërthamë të pluralizmit që i jep hebrenjve në tokën e myslimanëve një siguri më të madhe se sa hebrenjve në tokën e të krishterëve,” dhe për rrjedhojë, “Hebrenjtë në orbitën Islamike kurseheshin nga stigma e të qenurit “tjetri” nga frymë e cila vuanin në europën anti-semite.” Anti-semitizmi në botën myslimane dhe arabe vjen si pasojë e kolonializmit, përplasjes së kombeve dhe luftës së zionismit, argumenton Cohen, dhe nuk është as indigjene në Lindjen e Mesme edhe as e trashëguar nga Islami.

Së pesti, përse veçohet shkrimi i shenjtë i islamit në këtë mënyrë? Përse jo shkrimet e shenjta të hebrenjve apo kristianëve gjithashtu? A mos vallë nuk jemi në dijeni që edhe Testamenti Vjetër përmban versete që shtyjnë në dhunë dhe urrejtje ndaj mosbesimtarëve? Apo mos vallë këto versete nuk kanë shtyrë kryerjen e krimeve të mëdha ndaj njerëzimit kohët e fundit? A nuk janë krimet e kryera ndaj palestinezëve, irakenëve, ugandasve, fëmijëve norvegjez dhe klinikave të abortit në SHBA, disa prej tyre?

Për t’i ikur akuzës së hipokrizisë, për më tepër, a do të pranonin firmëtarët e manifestit, që përfshijnë edhe krye rabinin Haim Korsia,  të heqin nga Bibla versetet në fjalë?

Së gjashti, çfarë i ka ndodhur “liberté” që është pjesë e “liberté, égalité, fraternité“? Si mund të jetë këmbëngulja për të hequr versete nga Kurani e përputhshme me lirinë e besimit (një pikë kardinalë ndonëse e diskutuar pak në traditën sekulare franceze)? Si mund të jetë e përputhshme kjo me lirinë e shprehjes dhe fjalës? Çarë i ka ndodhur tokës së “Je Suis Charlie“? Epo nuk e gjeni dot? Manifestoja është shkruar edhe nga  Philippe Val, ish editori i Charlie Hebdo. Ironia, me sa duket, ka pasur një vdekje të qetë në Francë.

“Manifesti është një farsë e shkruar nga gënjeshtarë” shkruan  Yasser Louati, një francez që merret me fushatën e të drejtave civile. Ai thotë se nëse firmëtarët do të ishin seriozë mbi adresimin e bigotrisë anti-semite ato do të ishin ngritur edhe kundër “anti-semitizmit tradicional francez”

Këtu ai ka të drejtë, Franca ka një histori të gjatë dhe të turpshme të anti-semitizmit. Nga Dreyfus Affair që ndodhi në fund të shekullit të 19 tek qeveria kolaboracioniste e Vichy bashkëfajtore në holokaust. Sipas një studimi të fundit opinioni publik francez, raporton Karina Piser për The Atlantic, “35 përqind e qytetarëve francezë besojnë se hebrenjtë ‘kanë një raport special me paranë’ 40 përqind mendojnë se “për hebrenjtë francezë, Izraeli vlen më shumë se Franca” dhe për 22 përqind të tyre “hebrenjtë kanë shumë pushtet.’”

Gjithsesi, 300 figura franceze duan që të nënvizojnë problemin e “myslimanëve anti-semitë” në mënyrë që të denoncojnë mesazhin e Kuranit. Myslimanët në fund të fundit janë kurbani më i mirë.

Përktheu: Xhodi Hysa

Copyright: Erasmus

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit