8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lëvdatat e Enver Hoxhës për filmin “Koncert në vitin 1936” – Nga hoxhë Florian Leli

Më të lexuarat

Dokumenti i paraqitur është një procesverbal i një mbledhje të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së të vitit 1979, të cilën e ka drejtuar vetë Enver Hoxha, ku ndërmjet pikave të tjera të rendit të ditës, është diskutuar edhe për problemet e artit e të kulturës, si dhe të rinisë në përgjithësi.

Nisur nga kjo gjë, aty kanë marrë pjesë si të ftuar edhe Lumturi Rexha, sekretare e parë e Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, Dritëro Agolli, si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Mojkom Zeqo, etj.

Ndër të tjera Enveri thotë: “Të njëjtat përshtypje për të kaluarën e hidhur, për intrigat e klasave shfrytëzuese, u krijohen spektatorëve edhe kur shikojnë koncertin e Tefta Tashkos e të tjera. Robert Ndrenika, që interpreton me mjeshtëri rolin e nënprefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”, është një artist i talentuar. Ai duhet të jetë artist i merituar, por nuk e bënë të tillë, se na paska vëllanë të arratisur.”

Më tej thotë: “Ju jeni të rinj, por ne, të moshuarit, e mbajmë mënd Lushjën e para çlirimit tamam ashtu sikurse paraqitet në film. Ai që luante rolin e komandantit të xhandarmërisë, siç më tha dhëndri im, është një shoku i tij, e interpretonte bukur atë rol (ka për qëllim Mirush Kabashin në të njëjtin film). Ne po ecim përpara në artin kinematografik, të cilin duhet ta ndihmojmë që të zhvillohet akoma më shumë”.

Duket qartë entuziazmi i diktatorit për këtë film që i ka shërbyer shumë partisë në propagandën e saj për formimin e njeriut të ri dhe ruajtjen e vijës së partisë, të cilën po e ruan besnikërisht edhe ateisti Ben Blushi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit