0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Lëvdata (Kuptime të domosdoshme) – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

Lëvdata

1- Shpirtrat i duan lavdërimet, ndërsa i mençuri nuk merret shumë me lavdërimin e tij, sepse shikimi i shumtë në të dashurin (lavdëruesin) e lidh zemrën me të, kështu që, nëse e humbë atë, do të ndihet i vetmuar dhe do të kryejë veprime që të kthejë të dashurin e tij (lavdëruesin).

2- Nëse shpirti ngopet me dashurinë e lavdërimeve, atëherë e ka të vështirë për t’i braktisur gabimet e tij, për të mos i humbur lavdëruesit.

3- Lavdërimet dhe nënçmimet e njerëzve ndaj njeriut nuk do të hyjnë në varr me të, por punët e tij, me to ngrihet dhe me to ulet.

4- Lavdërimi i një personi në fytyrë e shkatërron atë dhe i ngjall një besim derisa t’i kalojë kufijtë dhe të veprojnë atë që nuk dinë, kështu do ta shkatërrojë veten dhe do t’i dëmtojë tjerët. Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem), i tha lavdëruesit: “Ja preve qafën shokut tënd!”

5- Nga dy njerëz i mençuri nuk duhet t’i pranojë lavdërimet:
1- Nga ai që ka me më pak dije se ti, sepse ai është injorant ndaj teje, dhe
2- Nga ai që frikësohet dhe shpreson nga t’i, sepse përfiton nga ti, dhe çdo mendjemadh ushqehet nga këta dy.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit