1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lev Tolstoj është varrosur me rite Islame, kjo gjë është mbajtur sekret nga qeveria Sovjetike!

Më të lexuarat

Ky është një shkrim që po qarkullon në rrjetet sociale, ku flitet për poetin e famshëm Lev Tolstojë i cili në fund të jetës sipas shkrimit ai ka pranuar Islamin si fe të tij. Ai bile ka edhe një libër që titullohej:”TOLSTOJ PËR MUHAMMEDIN”.
Kjo është një nga thëniet e tij mbi Profetin Muhamed: ““Muhammedi asnjëherë nuk u pajtua me botëkuptimet krishtere. Për te njeriu nuk ka mundur të jetë Zot, e as vet nuk u barazua me Allahun. Për myslimanët nuk ekziston Zot tjetër përveç Allahut, ndërsa Muhammedi është i Dërguari i Tij. Në te asgjë nuk ka enigmatike dhe të fshehur”
Ndërsa ky është ai shkrimi që po qarkullon i plotë në rrjetet sociale:

“Valerija Porohova, përkthyese e Kuranit në gjuhën ruse, deklaronte se Lav Tolstoi para vdekjes e kishte pranuar Islamin dhe kishte lënë një porosi që të varroset sipas normave Islame, gjegjësisht si mysliman. Qeveria Sovjetike një kohë të gjatë ishte munduar që ta fshehë këtë realitet. Zonja Valerija Porohova ishte ajo e cila me guxim e hulumtoi këtë informatë e më pas arriti që ta publikojë këtë çështje. Sipas deklaratës së saj, Tosltoi është varrosur në përputhje me rregullat Islame. Vet fakti se në varrin e tij nuk ekziston kryqi si simbol i krishterimit, flet se për një realitet të atillë!
Për popullin rus, e veçanërisht për intelektualët dhe shkencëtarët rus, Lav Tolstoi ishte një personalitet që gëzonte famë dhe respekt. Kalimi i tij në Islam në vetëdijen e shoqërisë ruse ka mundur të nxitë simpati të fuqishme ndaj Islamit si fe dhe si kulturë. Prandaj, ky realitet është mbajtur në fshehtësi. Shteti rus nuk ka lejuar që të publikohet se një poet i famshëm, siç ishte Tolstoi, ka kaluar në Islam. Ky ishte edhe shkaku se për çfarë arsye broshura e tij “Muhammed” një kohë të gjatë ka qenë e fshehur nga njerëzit.
Përzemërsisht e falënderojmë dr. Arif Arsllanin i cili me kujdes i studioji hadithet e përmendura në këtë libër, me këtë edhe të gjitha ato tema që kanë të bëjnë me Islamin. Po ashtu e falënderojmë edhe për mundin qe e ofroi në përkthimin e këtij tekste në gjuhën turke, madje edhe ndihmoi në botimin e të njëjtit në Turqi.
Prof. Dr. Telman Hurshidoglu Alijev
Vakëf Tehmezoglu Halilov
Baku – Azerbajxhan”/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit