4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Letrat/ “Gjithnjë i yti, Tony”, Blair e nxiste Bushin që ta pushtonin Irakun

Më të lexuarat

Letrat e mëposhtme të dërguara nga Tony Blair për George W Bush kur nuk kishte nisur ede lufta e Irakut shfaqin marrëdhënien e ngushtë ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, i cili e nënshkruante një letër me dorë me “Gjithnjë i yti, Tony”.

Në një mesazh shihet se – se një ditë pas atentateve të 11 shtatorit – Blair i tha Bushit se ata duhet t’iu kundërviheshin menjëherë shteteve dhe individëve me armë të shkatërrimit në masë dhe ta justifikonin atë më pas.

Në një tjetër memo prej gjashtë faqesh për Bushin – që ishte dërguar kur Blair i thoshte publikut britanik se nuk ishte marrë asnjë vendim për të shkuar në luftë – kryeministri i atëhershëm thoshte se do të bënte “çfarëdo gjëje” që do të ishte e nevojshme për ta rrëzuar Saddam Hussein.

Në një prej shënimeve të para që u publikuan, në një letër private për presidentin amerikan më 12 shtator 2001, Z. Blair i ofroi si mbështetjen për t’i çuar përpara drejtësisë atentatorët që shkatërruan Kullat Binjake, ashtu edhe atë për të ecur përpara “në fazën tjetër pas kësaj drame”.

Në dokumentat e dala për herë të parë në kuadër të Sir John Chilcot’s Iraq Inquiry, Z. Blair shkruante se disa do të “hezitonin” për të marrë masat e nevojshme për të kontrolluar armët “biologjike, kimike dhe të tjera”.

Por ai i kërkonte me ngulm Presidentit: ‘Është më mirë të veprojmë tani dhe të shpjegojmë dhe justifikojmë më vonë veprimet tona përpara se të ndodhë ndonjë katastrofë edhe më e rëndë”.

bushh letra letra1 toni

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit