-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Letra e presidentit drejtuar izraelitit që kërkonte ndalimin e librave anti-semite

Më të lexuarat

I dashur, Dr. Shimon Samuels

Unë dua të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 15 nëntor 2016 dhe gjithashtu ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm me Kosovën. E vlerësojmë lart punën e organizatës suaj, si dhe përfshirjen tuaj personale me Kosovën më kujtohet me inaugurimi i ekspozitës “Kapelat e Bardha” në Prishtinë, një dëshmi e një miqësie të qëndrueshme në mes të hebrenjve dhe popullit të Kosovës.

Kosova është krenare për trashëgiminë e pasur historike, kulturore dhe fetare. Për të ruajtur dhe promovuar këtë trashëgimi, ne kemi ndërmarrë hapa pro-aktive në shumë nivele. Konventa e Kosovës mban referenca të Statutit më të rëndësishme ndërkombëtarë , me qëllim për ruajtjen e standardeve më të larta në të drejtat dhe liritë e njeriut për gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta jonë dhe ligjet tona ndalojnë dhe sanksionojnë fjalimet armiqësore dhe nxitjen e urrejtjes kundër çdo komunitet apo kundër ndonjë individi.

Kosova është anëtare aktive e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit dhe ne kemi qenë vazhdimisht të vlerësuar si lider në rajon në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit. Si pjesë e përpjekjeve tona për të parandaluar dhe sanksionuar ekstremizmin dhe radikalizmin, ne kemi marrë një numër hapash dhe kemi arritur suksese të dukshme.

Vetëm vitin e kaluar, institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë kanë arrestuar dhe të vënë në gjyq një duzinë të personave, në mesin e tyre disa imamë influental, për nxitje të urrejtjes dhe për promovimin e ekstremizmit dhe ideologjisë radikale.

Javën e kaluar, agjencitë tona të sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me homologët e tyre nga rajoni dhe nga Izraeli, me sukses kanë parandaluar një sulm të planifikuar terrorist synim i të cilëve ishte ndeshja e futbollit mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Përpjekjet tona janë të fokusuara edhe në masat parandaluese. Si pjesë e kësaj këto përpjekje promovojnë trashëgiminë tonë të pasur, çdo vit në Kosova organizon një konferencë ndërkombëtare të quajtur “Inter-FaithKosovo” e cila sjell së bashku udhëheqësit fetarë, akademikët, politikanët, gazetarë nga e gjithë bota për të diskutuar dialogun ndërmjet besimeve.

Në qershor këtë vit, në edicionin e 5-të, Inter-Faith Kosovo mblodhi së bashku më shumë se 300 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Kosova vazhdon të përpiqet për të forcuar më tej dhe për të promovuar trashëgiminë tonë

Megjithatë, ne mbetemi vigjilentë dhe të alarmuar për mundësinë e individëve në  Kosovë që kanë qëllim për të indoktrinuar dhe përhapur e ideologjitë radikale, duke kërcënuar arritjet që kemi bërë si shtet dhe si shoqëri.

Kjo është arsyeja pse ne marrim seriozisht ndonjë informacion në lidhje me çdo aktivitet të tillë.

Prandaj, unë do të doja të ju falënderoj për bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës lidhur me çështjen e shitjes së librave anti-semite në Prishtinë.

Pavarësisht se sa i izoluar kjo Incident mund të jetë, unë ju siguroj se kam bërë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të hetojnë këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e urrejtjes e cila është në kundërshtim me dokumentet dhe parimet e Republikës së Kosovës.

Ju lutem pranoni keqardhjen time të sinqertë.

Sinqerisht

Hashim Thaçi Presidenti i Republikës së Kosovës

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit