1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Letra e një vajze, shkruar djalit i cili tentonte ta mashtrojë

Më të lexuarat

VajzaO vëlla, nëse të dukem princeshë në syrin tënd, më lejo të shoh kalorës Arab…

Më lejo të besoj se ende burrëria gjindet në mesin e djelmoshave tanë…

Apo atë e mbani vetëm në takimet zyrtare, në dhomën e gjumit, në kolltuqe dhe në rastet e gjuajtjes së vajzave të marra.

Unë jam sikurse motra yte, mendoj se këtë nuk ia deshiron motrës tënde, apo ajo këtë e ka të ndaluar, ndërsa unë të lejuar dhe legjitime.

Apo ajo është beqareshë e shtrenjetë tek ti, e unë nuk jam sikurse ajo?!

Largohu zotëri i nderuar, sepse femra fisnike nuk është e kënaqur që ti ta shohësh kështu, dhe nuk mendoj se një burrë fisnik është i kënaqur të më shohë të përbuzur dhe pa vlerë. Ruaje ujin e fytyrës tënde dhe mbështetu tek Allahu, dhe nëse koha yte është lojë dhe shfrenim, dije se koha ime është e artë.

Nëse dita e djeshme të ka kaluar, e sotmja është në duart e tua, veçsa nuk ka mbledhur letrat dhe të shkojë.

Të mbetet dita e nesërme, mos u dëshpëro për të kaluarën sepse ajo nuk kthehet, e as për të sotmen sepse ajo po ikën, ëndërro diellin e ditës së nesërme për një ditë të bukur.

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit