-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Letra e kosovares që nuk u pranua në Fakultetin e Mjekësisë: M’fal Kosovë që mezi s’po pres me…

Më të lexuarat

Gresa Berisha një kandidate për studente në Fakultetin e Mjekësisë përmes një letre të publikuar në llogarinë e saj në Facebook ka shfaqur dëshpërimin për mospranimin në këtë fakultet.

Ajo ka përmendur zhgënjimin që i kanë shkaktuar institucionet kosovare kur premtuan për rritjen e numrit të studentëve në këtë njësi akademike.

Berisha mes tjerash konsideron si mundësi edhe largimin nga Kosova.

Më poshtë letra e saj e plotë postuar në Facebook:

Po shkruaj tu e përfaqesu mllefin e 75 studentëve, që presin, qe morën premtime, të mjekësisë së përgjithshme, e që spo bahën dot të tillë. Të mos na kishit premtu që kjo punë ka me u ba, bahet, u ba, mllefi prapë kish qenë ekzistues, se 900 studenta që konkurrojnë për 125 vende janë shumë, po të paktën na kishit kursy prej stresit, tutës, dhunës psikologjike që na keni ba tash e dy javë, tu e ba refresh n’ethe çdo minutë, faqen tuaj me pa nëse keni fillu me zbatu premtimin. Nëse ka mbet edhe nji pikë shprese për ne. Po shkruj, para së gjithash, tu e përfaqësu nji t’ ri kosovar, që kurrë andërr të madhe nuk e ka pas “me dalë në Gjermani”.

Për ma keq, inati ja kam marrë kujtdo që më ka thanë “ik prej këtij vendi, këtu send s’ka”. Nji i ri, kosovar, që kurrë s’ka pas dyshime se ku e don të ardhmen, s’kam dyshu kurrë në Kosovën ku kam lindë e këtu du me vdekë. Të kam kushtu shumë vargje Kosova jem. Shumë herë e kam recitu me krenari të madhe Poemën e Kosovarit, saherë ka buçu skena prej ”Jam shqiptar, e kosovar, zot e krenar” që kurrë s’kam mujtë me përfundu pa e qitë nji pikë lot. Kush ka fole keq për jetën në ty, kam thanë që asht dembel e s’ja ka andja me punu, prandaj e fajson sistemin e shtetin. Vargu mu ka zbehë, zani u venitë. 18 vjecare sot, asht shumë herët me u ftofë unë prej jetës në ty. Asht shumë herët me i qu duart prej teje.

Unë ty të duhem Kosovë. T’duhen këta 75 studenta. Na të dojna Kosovë. Ti s’po na do neve. Nesër kismet, po shkoj m’i tërheqë dokumentat. Po i përkthej 5-shet e tri viteve shkollë të mesme, po i përkthej 166 pike të provimit të maturës, vlerësimit ma të rremë, vlerësimit ma të poshtër ekzistues, në lista përfundimtare të dështimit po i la 30 pikë të provimit pranues (prej 40 sa janë gjithsej), e po aplikoj për infermiere në Gjermani. Marrëveshjet i keni nënshkru, s’besoj që m’del problem me ikë. Kurrë andërr kaq të cekët s’kam pas.

Toka jote më ka degju, Kosova jeme, në parashkollorë kur më ka pyet edukatorja “çka do me u ba kur të rritesh?” që i kam thanë ”doktorreshë”. S’e kam ditë atëherë që toka jote ka me mi shkel andrrat. Edhe kam mësu, natë e ditë. S’ka qene problem, se rrugët e vështira prapë mbesin ma tërheqëse. Po vështirësitë që m’i ke qitë ti janë ba t ‘pakalueshme. M ‘fal Kosovë. M’fal që menzi po pres me ikë prej teje. M’fal shumë që s’po i du ma dështimet n’ty, s’du ma dështime që nuk i meritoj! Po kur krejt të ikin Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit