3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Letra e gjetur së fundi: familja i kërkoi Winston Churchill-it të mos kthehej në Islam

Më të lexuarat

Kryeministri që udhëhoqi Britaninë drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore është marrë aq shumë me sa duket me Islamin dhe kulturën e Orientit, saqë familja e tij i ka shkruar që ta bindë të mos bëhet musliman.

Në një letër të dërguar në gusht të vitit 1907, gruaja e vëllait i kishte shkruar Churchill-it: “Të lutem, mos u kthe në Islam. Kam vënë re tek ty një prirje për t’u orientalizuar, një tendencë për t’u bërë pasha.”

Letra, e zbuluar nga një hulumtues i historisë në Universitetin e Kembrixhit, Warren Dockter, është shkruar nga Gwendoline Bertie, e cila u martua me vëllanë e Churchill-it, Jack-un.

“Churchill-i nuk e mori kurrë seriozisht në konsideratë konvertimin,” i ka thënë Dr. Dockter britanikes The Independent. “Gjithsesi, ai ishte pak a shumë një ateist gjatë kësaj kohe. E megjithatë kishte një magjepsje nga kultura islame, e cila ishte e zakonshme në mesin e viktorianëve.”

Churchill-i kishte mundësinë për ta studiuar shoqërinë islame kur shërbeu si oficer i ushtrisë britanike në Sudan. Në një letër të shkruar për zonjën Lytton në vitin 1907, Churchill shkruan se ai, “dëshironte të ishte” një pasha, një gradë në hierarkinë politike dhe ushtarake në Perandorinë Osmane.

Në vitin 1940, kur Churchill-i udhëhiqte luftën e Britanisë kundër Gjermanisë naziste, dha mbështetjen për planet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Londër, në Regent Park, me shpresën që të fitojë përkrahjen e vendeve muslimane në luftë.

Ai më vonë i deklaroi Dhomës së Komuneve se “shumë nga miqtë tanë në vendet muslimane” kanë shprehur mirënjohjen për këtë “dhuratë”.

Dr. Dockter, i cili e ka ndihmuar ish-kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson, në librin e tij për Churchill-in, e zbuloi letrën gjatë studimeve për librin e tij të ardhshëm, “Winston Churchill dhe bota islame: orientalizmi, perandoria dhe diplomacia në Lindjen e Mesme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit