1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Letra e djaloshit francez që u shërua në spitalet e Andaluzisë Islame

Më të lexuarat

Lexues të dashur, nuk ka dyshim se pas leximit të kësaj letre do të pikëlloheni nga gjendja në të cilën gjenden muslimanët sot, pasi që më parë ishin lider të popujve në rrugën e përparimit shkencorë dhe moralit të lartë.

Kjo është letra e djaloshit francez që ia dërgoi babait të tij në Paris para një mijë viteve, ku i tregon se është trajtuar në një spital në Andaluzinë Islame.

“I dashur baba, më pyet nëse duhet të më sjellësh para. Po të them se kur të dal nga spitali do të më japin një veshje të re dhe pesë monedha ari, falë të cilave nuk do më duhet të rifilloj menjëherë punën. Pra, nuk është e nevojshme të shesësh një nga bagëtitë. Por duhet të nxitosh nëse dëshiron të më gjesh ende këtu. Jam në shërbimin e ortopedisë, përbri sallës së operacionit. Për të më gjetur, pasi të kesh kaluar derën kryesore, hyr në galërinë jugore. Aty ndodhet polikninika, ku më çuan pas rrëzimit. Aty, ndihmësmjekët dhe studentët vizitojnë të sëmurët, që sapa kanë mbërritur në spital. Atyre që nuk knaë nevojë të shtrohen u jepet një recetë, që mund ta porosisin përbri, në farmacinë e spitalit. Me të mbaruar vizita, më regjistruan e më pas më çuan para kryemjekut. Më pas, një infermier më dërgoi në repartin e burrave, më çoi të bëj një banjë dhe më dha një rrobë të pastër të spitalit.
Pastaj, majtas do kalosh bibliotekën dhe amfiteatrin e madh, ku kryemjeku u jep mësim studentëve. Gjithnjë në të djathtë do kalosh anës shërbimit të sëmundjeve të brendshme dhe shërbiumit të kirurgjisë…Nëse dëgjon muzikë ose këndime përmes një stene, kalo përmes dhomës. Ka mundësi që unë të jem tashmë në sallën e ndenjes, të ndërtuar posaçërisht për konvalshentët, ku ata zbaviten me muzikë e libra.
Sot në mëngjes, erdhi kryemjeku për të bërë vizitën e zakonshme, i shoqëruar nga asistentët dhe infermierët e tij. Pasi më vizitoi, a ii dha mjekut tim një urdhër që nuk e kuptova. Më pas ky më tha se nesër mund të çohem dhe së shpejti do të dal nga spitali. Por, ta dish se nuk kam aspak dëshirë që t ëiki që këtej. Këtu gjithçka është kaq e qartë dhe e pastër! Shtretërit janë të butë, çarçafët prej damask të bardhë dhe mbulesat të buta si kadife. Çdo dhomë ka ujë të rrjedhshëm dhe ngrohje kur netët bëhen të ftohta. Të gjithë atyre që ua lejon stomaku, i sjellin thuajse çdo ditë mish shpendi apo dashi të pjekur. Fqinji im, tërë javën është hequr më i sëmurë nga ç’ishte në të vërtetë vetëm e vetëm që të mund të shijonte ndonjë ditë më shumë mishin e mrekullueshëm të pulës! Por, kryemjeku e zbuloi gënjeshtrën dhe e dërgoi dje në shtëpi duke e autorizuar të hante një karvele bukë dhe një pulë të tërë si provë e shëndetit të tij të mirë!
Mundohu të vish para se të kenë pjekur pulën time të fundit!

Burimi: Amīr Jaʻfar Arshadī, Et-Tefevvuk el-ilmi fil-islam, Muessesa al-risala, Bejrut, 1990., fq. 52. /Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 135-136)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit